E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Dallas barazon serine

Dallas Mavericks ka fituar me rezultatin e ngushtë 95-93 ndaj Miami Heat në finalen e dytë të NBA duke barazuar kështu serinë në 1-1.

Dirk Nowitzki me 24 pikë e 11 topa në tabelë ishte lojtari më i mirë për Dallas që përmbysi një disavantazh prej 15 pikësh kur kishin mbetur vetëm 7 minuta nga fundi i ndeshjes.

Nuk i kanë mjaftuar Miamit 36 pikët e Dëayne Wade në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi.

Finalja e tretë midis këtyre dy ekipeve do të zhvillohet më 5 qershor, në American Airlines Center të Dallasit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›