E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis transplanti cifti i pare pret mjeket italiane

Rikthehet në vëmendjen e shendetësisë shqiptare transplanti i veshkave, pasi pas një vakuumi dy vjeçar do të kryhet transplanti i dytë në QSUT. Shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, sqaron se ditën e enjte në Ministrinë e Shëndetësisë u vendos që të nisë puna dhe në këtë drejtim, pasi mjekët tanë kanë nevojë, për mbështetjen e mjekëve të huaj, të cilët do të asistojnë dhe në disa ndërhyrje të tilla. E kjo sipas Thereskës, ka qënë dhe një nga arsyet, që transplanet u ndërprenë.

"Përsa i përket personave, çiftit që do marrë veshkën dhe do dhurojë veshkën janë nën kontrollin tonë, të përgatitur në të gjitha drejtimmet. është një burrë nga Shkodra. Janë mbi 6-7 çifte të gatshëm. Ne kemi lista pritje, por mund të ketë nevojë për ndonjë rifreskim, ekzaminim se ka kaluar kohë"-thotë Thereska.

Transplantin e rradhës do ta kryejë një burrë në moshë të mesme dhe motra e tij është dhuruesja. Ndërsa sipas Thereksës janë gati e disa çcifte të tjera.

"Duhet të jemi realistë që mund të kemi kapacitete, të gjitha aparaturat por ja që në transplant u dashka edhe një rifreskim, qoftë nëpërmjet eksperiencës që mjekët e huaj e kanë me bollëk. Nqs vete çdo gjë mirë sipas parashikimit, kjo do jetë punë ditësh"-shprehet ai.

Transplanti i parë i veshkës në QSUT është realizuar në muajin mars të 2009 dhe aktualisht mësuam se vajza dhe babai dhurues, që iu nënshtruan ndërhyrjes tashmë bëjnë një jetë normale.

Julja Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›