Sulmohet Wyclef Jean
Nga Express më 21 mars 2011 në ora 10:52
Wyclef Jean është qëlluar me armë zjarri në vendlindjen e tij në Haiti gjatë zgjedhjeve presidenciale që po mbahen në këtë vend.
Ish frontman’i i grupit “Fugees” është qëlluar me plumba në dorë në orën 11 të natës në qytetin e delmas, qytetzë kjo larg nga kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince dhe është duke u trajtuar në një spital, ka lajmëruar sot gazetar britanike, “Daily Mail”.
Detale për sulmin ende mbesin të paqarta, por mësohet se Jean, i cili jeton në SHBA, është duke e përkrahur për president njeriun që vlerësohet lart në Haiti, muzikantin Michel Martelly.