Sumo në maratonë
Mundësi sumo nga Arizona dëshiron të bëhet njeriu më i rëndë në histori i cili do të vrapojë në maratonë.
Kelly Gneiting, zyrtar i një spitali dhe mundës i sumos nga Arizona, dëshiron që edhe zyrtarisht ta vendosë rekordin duke vrapuar në maratonën e Los Angelesit në Kaliforni, e cila mbahet të dielën.
“Kam shumë vetëbesim dhe njerëzit më respektojnë. Besoj se mund t’i arrij të gjitha. Jam i trashë, por mendoj se jam i talentuar për sportin me të cilin merrem”, tha Gneiting për Daily Telegraph.
Njeriu i cili mban rekordin e garuesit më të trashë që ka vrapuar maratonën, është më i lehtë se Gneiting për 10 kilogramë. Gneiting për ta përfunduar maratonën iu nevojitën 11 orë e 45 minuta, ndërsa qëllimi i tij tash është që ta vrapojë maratonën për më pak se 9 orë.