Injeksonet me ajër
Nga Express më 21 mars 2011 në ora 13:04
Keni frikë nga gjilpërat? Një lajm i mirë për fëmijët e vegjël, por edhe për ata që vuajnë nga fobia e gjilpërave. Shpikësi Yoshio Oyama ka shpikur diçka për ju: një shiringë pa gjilpërë që përdor presionin e ajrit për të injektuar ilaçin.
Sistemi Yoshio, quhet “Mother’s kiss” dhe lajmi është raportuar në revistën “National Geographic News”.
Shiringat pa gjilpëra përdorin presionin e ajrit apo gazeve për të injektuar ilaçin dhe shpikësi japonez thotë se ky nuk është përfitimi i vetëm. Në këtë mënyrë shkurtohen edhe kostot e shiringave dhe efikasiteti është më i lartë.