Zoti ka patur grua

Londer 20 mars - Zoti ka bashkeshorte e cila quhet Ashera dhe e cila tek izrealitet e vjeter eshte adhuruar si perendeshe e pjellshmerise pohon Franceska Stavrakopolu teologe e diplomuar ne Oksforde tani profesoreshe ne Sektorin per Teologji e religjion ne Universitetin anglez Ekseter.
Sic njofton Discovery.com qe nga viti 1967 historiani Rafael Patai kishte publikuar njoftimet se izrealitet krahas zotit te tyre Jehovai kishin admiruar edhe bashkeshorten e tij Ashera. Kjo teori ka fituar nje jete te re fale hulumtimeve te Franceska Stavrakopolut.
Ndoshta i dini Jehovai Allahu ose Zoti.
E hebraiket myslimanet dhe te krishteret pajtohen ne nje gje ai eshte nje i vetem figure e vetme krijues i vetem i gjithckajes ... ose vetem do te donim te ishte keshtu. Pas disa vjeteve studimi te historise dhe te religjionit te Izrealit kam ardhur ne perfundim per shume te pakendshem se Zoti ka pasur bashkeshorte shkruan Franceska Stavrakopolu.
Stavrakopolu pohimin e vet e bazon ne tekstet figurat dhe hajmalite e germuara kryesisht ne qytetin antik Ugarit i cili gjendet ne territorin e Sirise. Te gjitha artefaktet deshmojne se Ashera ka qene perendeshe e fuqishme e pjellshmerise. Lidhjet e saj me Zotin Jehovain permenden edhe ne Bibel dhe ne shkrimet nga shekulli 8 para epokes se re te gjetur ne nje kenetari ne Shkretetiren e Sinait
Mbishhkrimi ne te vertete eshte vajtim per bekimin derguar Jehovait dhe bashkeshortes se tij Ashera. Kjo eshte deshmi se Jehovai dhe Ashera kane qene cift hyjnor. Po ashtu eshte me rendesi te dihet qe ne Bibel ne Librin e Mbreterve thuhet se Ashera ka qene e adhuruar ne Tempullin e Jehovait ne Jerusalem. Aty shkruan se shtatorja e Asheras eshte ne tempull dhe se grate i kane bere rroba rituale thote Stavrakopolu.