E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet faqja e qeverisë kroate

Nga Express më 16 mars 2011 në ora 16:00

Faqja e internetit e qeverisë kroate u sulmua nga hakerat, por problemi u mënjanua shumë shpejt, njoftoi gazeta kroate "Novi List", duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sulmi i hakerave përputhet me protestat antiqeveritare në shumë qytete, të organizuara përmes Facebook-ut dhe supozohet se kjo është thjesht një formë ndryshme e shprehjes së pakënaqësisë ndaj qeverisë.

"Novi List" shkruan se sulmi nuk është vepër e grupit më të njohur të hakerave "Anonimus" dhe se informacionet e faqes së internetit të qeverisë nuk janë vënë në rrezik.

''Bëhet fjalë për metodën e ashtuquajtur injeksioni YSQL, që është arkaik, por një metodë efikase sepse mbingarkon faqen”, shkroi "Novi List".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›