Sulmohet me armëpatrulla e EULEXs'ka të lënduar
PRISHTINE- Një patrullë policore e EULEX-it është sulmuar me armë zjarri në vendin e quajtur Bërnjakë, afër Zubin- Potokut, në kufi me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se vetura, me të cilën po patrullonin policë rumunë të EULEX-it, është sulmuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës.
“Njësitë rumune të EULEX-it janë sulmuar me armë zjarri. Një plumb 7,62 milimetra e ka goditur veturën në bagazh. Askush nuk është lënduar nga ky sulm që është kryer nga persona tani për tani të paidentifikuar”, kanë thënë burimi të cituara nga Koha Ditore.
Incidenti është konfirmuar edhe nga misioni evropian për sundimin e ligjit, por zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, nuk ka mundur të thotë nëse policët e EULEX-it kanë qenë shenjester e këtij sulmi.
EULEX thotë se po hetohet incidenti, ndërsa media raporton se në Policinë e Kosovës nuk kanë fare informacion. Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka, ka thënë se Policia e Kosovës nuk e ka regjistruar një incident të tillë.
Sulmet mbi pjesëtarët e EULEX-it në zonën në kufi me Serbinë nuk janë të rralla. Në orët e natës së 3 marsit u sulmua një veturë në vendkalimin kufitar me Serbinë, po në Bërnjakë, afër Zubin-Potokut. Vetura u godit me armë zjarri dhe mjete shpërthyese.
(s.g/balkanWeb)