E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet me gaz një shkollë e vajzave në Afganistan

Rreth 160 vajza raportohet të jenë sëmurë, pas një sulmi të dyshuar me gaz helmues në shkollën e tyre, në veri të Afganistanit.

Incidenti në provincën Takhar është sulmi i katërt në shkollat e kësaj zone, që nga muaji i kaluar.

Vajzat që janë sëmurë i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë se kanë ndjerë një aromë të keqe, para se kanë humbur vetëdijen.

Zyrtarët e inteligjencës afgane thonë se kryengritësit talebanë kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave, në përpjekje për të frikësuar prindërit që të ndalojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›