E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Indisë takohet me Aung San Su Kij

Kryeministri i Indisë në ditën e dytë të vizitës historike në Mianmar, takohet me lideren e opozitës Aung San Su Kij.

Manmohan Sing është kryeministri i parë indian që viziton Miannarin në 25 vjet e fundit.

Sing të hënën u takua me Presidentin e këtij vendi dhe kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, duke përfshirë një marrëveshje kreditore prej 500-milion dollarësh.

Sing ka filluar një serë vizitash të nivelit të lartë pasi bashkësia ndërkombëtare filloi zbutjen e sanksioneve kundër ketij vendi, i cili ka hyrë në një proces të reformës.

India dhe Mianmar ndajnë një kufi prej 1,600 kilometra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›