E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet nendrejtori i policise

Një shpërthim me lëndë eksplozivi është regjistruar në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca.

Sasia e konsiderueshme shpertheu duke shkaterruar plotesisht hyrjen e numrit dy te policise se kryeqytetit, por per fat te mire pa deme ne njerez. Sipas te dhenave paraprake, policia beri te ditur se kamerat e rruges kane arritur te rregjistrojne veprimet e atentatorit, i cili ka qene i vetem, ne kryerjen e ketij akti te rende.

Duke u bazuar ne proven e vetme qe ka ne dispozicion per momentin, policia, atetntatori ka qene i maskuar dhe fytyra e tij nuk shquhet. Ai ka levizur lirshem drejt pallatit ku banon familjes Muca në lagjen pranë parkut të autobusave në rrugën ‘Frosina Plaku’ dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak minuta pas vendosjes se eksplozivit eshte kryer edhe shperthimi. Policia e ka konsideruar shperthimin te lidhur me detyren e Dorian Muces, i cili mbulon sektorin e  hetimin dhe parandalimin te krimit per qarkun e Tiranes. Zyrtarisht policia e kryeqytetit thote se po kryhen hetime intensive per identifikimin e autorit te kesaj ngjarjeje, duke u bazuar ne te dhenat fizike te tij qe shquhen lehtesisht nga kaseta qe ka rregjistruar levizjet ne rruge te tij si edhe hyrjen ne pallat.

Shperthimi ka shkaktuar demtime edhe ne banesat e tjera te katit te gjashte ku banon kryekomisar Muca. Pothuajse te gjitha dyert e apartamenteve te fqinjeve te tij jane shkaterruar. Kreu i policise kunder krimeve ne Tirane, banonte me bashkeshorten dhe dy femijet te cilet kane mbetur te shokuar nga ngjarja. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›