Sulmohet nga dy persona menaxheri i nje firme hidrosanitare

Menaxheri i një firme hidrosanitare është sulmuar me spry neuroparalizues, teksa dilte nga ambjentet e firmës në rrugën Siri Kodra në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në zonën e ish Frigoriferit, kur dy persona me kasketa dhe me spry sulmuan menaxherin. Autorët kanë mundur të marrin 10 mijë lekë të reja që kishte menaxheri dhe janë larguar në drejtim të Bathores. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e komisariatit numër 3 të policisë së Tiranës dhe oficerët e hetimit të vjedhjeve me dhunë dhe armë. Gjithsesi, burimet policore nuk bënin të ditur të ishte identifikuar apo shoqëruar ndonjë i dyshuar konkret për ngjarjen. Të njëjtat burime thanë se menaxheri nuk kishte pësuar dëmtime të rënda gjatë grabitjes.