Tafaj Komision i posacem per emerimet e drejtoreve ne shkolla
Mësuesit do të përfitojnë një status të ngjashëm me atë të nëpunësit civil.
Kjo do të ndodhë pas miratimit të projektligjit për arsimin parauniversitar, i cili ka nisur të diskutohet ne komisionin parlamentar të medias.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaji i thirrur në një seancë dëgjimore nga ky komision ka sqaruar se mënyra e re e emërimit të mësuesve dhe drejtorëve të shkollave, e cila nuk do të bëhet më nga drejtoritë arsimore, por nga një komision i posaçëm i përbërë nga përfaqësues të të gjithë grupeve të interesit do t’i japë fund emërimeve politike. Ndërkohë Ministri i Arsimit Tafaj ka sqaruar gjithashtu se me miratimin e këtij projektligji nxënësve do t’u lehtësohet ngarkesa mësimore, pasi sistemi arsimor fillor do të zgjerohet në gjashtë vjet dhe lëndë të ngjashme do të bashkohen në një të vetme.
Për projektligjin për arsimin parauniversitar ditët në vijim në komisionin parlamentar të medias pritet të merret dhe mendimi i grupeve të interesit.