Nënkryetari i KLD, Topi propozon Ilir Mustafaj, shtyhet votimi
TIRANE-Parashikohej të ishte një ‘betejë’ mbledhja e sotme e KLD dhe e tillë rezultoi. Mes debatesh te shumta Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të shtyjë për të mërkurën zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut.
Gjate mbledhjes maratone me dyer të mbyllura anëtarët e KLD të mazhorancës kërkuan që zgjedhja e nënkryetarit të KLD të bëhet pas zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës që është njekohesisht dhe kryetari i KLD. Por, kjo u kundërshtua me votim nga KLD, ku u theksua se zgjedhja e emrit per kete post, duhet të kryhet sot e pavaresisht kesaj kjo nuk ndodhi. Zgjedhja nenkryetarit te ri u caktua per ne daten 18 Prill.
Mbledhja qe nisi rreth ores 10:00 paradite vijoi me dyer te mbyllura per 1 ore e 30 minuta per tu nderprere me pas e per te rinisur rreth ores 12:30 e per te perfunduar pas ores 14:00.
Gjate kesaj mbledhje, Komisioni i verifikimit të KLD pranoi si anëtar të Këshillit Elvis Cefën, emrin e votuar së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pas pranimit si anëtar të Cefës, KLD vazhdoi me rendin e ditës dhe një prej anëtarëve, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkesa e tij u refuzua nga Presidenti i vendit Bamir Topi në cilësine e kryetarit të KLD.
Dy ishin emrat që u përfolen si kandidatë që do të propozoheshin sot nga kreu i shtetit për emërim në detyrën e nënkryetarit të KLD. Mes Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj, Topi propozoi emrin e dyte. Ndaj Mustafaj dolen kunder 4 anetare te KLD, mes te cileve dhe Ministri Halimi.
Edhe pse emri sot nuk u votua, Topi gëzoi sot një betejë numerike, e para kur ministri Halimi propozoi së pari që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, dhe së dyti, zgjedhja e nënkryetarit të bëhej pas zgjedhjes së presidentit.
Në të dyja rastet, KLD i hodhi poshtë propozimet me votim.
Ora 14:10-Votimi për Ilir Mustafaj shtyhet, shkak axhenda e Topit
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk rezultoi sot me një votim për nënkryetarit e këtij institucioni. Mësohet se shkak për mosvotimin e emrit të propozuar nga vetë Presidenti Topi ishte axhenda e këtij të fundit. Topi pritet te takohet me kryeministrin cek qe po kryen sot nje vizite zyrtre ne vendin tone. Mbledhja e KDL u vendos të vijojë më 18 prill.
Ora 13:50-Mbledhja vazhdon me rendin e ditës për zgjedhjen e nënkryetarit të ri
Ilir Mustafaj ishte propozimi i Presidentit Bamir Topi për nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministri Hali dhe 3 anetare te tjere te KLD dolen kunder kesaj kandidature duke theksuar se Mustafaj vjen nga radhet e gjyqesorit dhe nuk eshte kandidatura e duhur per kete post.
Ora 12:15-Kush eshte Ilir Mustafaj
Ilir MUSTAFAJ
Data e Lindjes: 15.09.1970
Vendi i Lindjes: Ersekë
Data e zgjedhjes si anëtar i K.L.D: 15.11.2010
ARSIMIMI
1992 - 1996 - Fakulteti i Drejtësisë Universiteti i Tiranës, me shkëputje nga puna.
EKSPERIENCA E PUNËS:
Gusht 1996 - Maj 2000 - Ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Maj 2000 e në vazhdim - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
1996 e në vazhdim - Pedagog i jashtëm, Lektor në lëndën 'E Drejta e Detyrimeve' në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe Universiteti "Justiniani I-rë", lektor në lëndën 'E Drejta e Biznesit (Detyrimet dhe Kontratat)', në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Ora 12:40-Nis mbledhja e KLD, Topi propozon Ilir Mustafaj, për nënkryetar të KLD
Ne 12:30 minuta KLD vijoi mbledhjen e lene pergjysem pas debateve te shumta mes kandidateve te mazhorances ne KLD dhe atyre te opozites. Kryetari i KLD, presidenti Topi propozoi kandidaturen Ilir Mustafaj per postin e nenkryetarit te KLD pas largimit te Kreshnik Spahiut ne kete post. Pritet qe emri te kaloje ne votim.
Ora 11:40-Shtyhet zgjedhja e nënkryetarit të ri të KLD, Halimi: Zgjedhja e nenkryetarit pas zgjedhjes se Presidentit
Mbledhja e KLD eshte nderprere rreth ores 11:30 minuta per te nisur serish ne oren 12:30 duke shtyre keshtu dhe zgjedhjen e emrit qe do zere vendin e nenkryetarit te KLD. Tre anëtarë të KLD kanë kërkuar të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e nënkryetarit të KLD. Kërkesa u bë nga Eduard Halimi, Neshat Thana dhe Lefter Lleshi. Kerkesa u hodh poshte me votim nga KLD. Debate te ashpra shperthyen, nderpritet mbledhja e KLD. Pritet qe debatet te vijojne gjate mesdites.
Ora 10:50-Mbledhja, diskutohet zgjedhja e nën/kryetarit të ri të KLD, 2 emrat
Në vijim të mbledhjes ka nisur shqyrtimi i 2 kandidaturave për postin e lënë bosh pas largimit të Kreshnik Spahiut. Dy emrat e përzgjedhur për postin e nënkryetarit të KLD janë Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj.
Ora 10:45-Verifikohet mandati i Elvis Cefes, hidhet poshte kerkesa e Halimit
Mbledhja nisi me verifikimin e mandatit të Elvs Cefës të votuar pak ditë më parë në Parlament si anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për Cefën ka patur debate të ashpra, sidomos për mënyrën e votimit në Kuvend. Ne mbledhjen e sotme sipas rendit te dites, KLD ngriti nje komision me tre anetare per verifikimin e mandatit te Cefes. Ky komision pas verifikimeve deklaroi plotesimin e kushteve ligjore duke i dhene mandatin e anetarit te KLD-se, Elvis Cefes.
Ora 10:30-Halimi: te hapen dyert per median! KLD e hedh poshte
Nderkaq Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Por, kërkesa e tij u rrëzua nga Presidenti Topi.
2 kandidate
"Gazeta Shqiptare" ka mundur të mësojë se, në pikën e parë të rendit të ditës është vendosur të shqyrtohet pikërisht zgjedhja e nënkryetarit të ri të Këshillit, që ndryshe nga sa më parë, këtë herë do të çojë në një përballje të fortë mes Presidentit dhe përfaqësuesve të qeverisë në KLD. Kreut të shtetit do t'i duhet këtë herë të luftojë për të siguruar votat për miratimin e emrit që do të propozojë për numrin dy të Këshillit. Natyrisht që kandidatura e tij nuk duket se do të pritet mirë, pasi zgjedhja e Elvis Çefës, si anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duket se është bërë pikërisht që ky i fundit të marrë dhe postin e nënkryetarit. Burime të rezervuara për "GSH" thanë se emri i parë që do të propozojë z.Topi për nënkryetar të KLD-së është Ilir Mustafaj, që vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë. Mustafaj është anëtar i Gjykatës së Tiranës, i cili ka spikatur për cilësitë e tij profesionale, por zor se mund të "rrëmbejë" votat e nevojshme nga kolegët e tij në KLD-së për t'u ngjitur deri në postin e nënkryetarit. Madje, ka zëra që thonë se Mustafaj do të tërhiqet vetë nga gara edhe pse emri i tij do të shqiptohet nga Bamir Topi.
Burime nga PD-ja thanë për "GSH" se ka dy skenarë për bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të KLD. Varianti i parë është përpjekja për të bindur të zgjedhurin e Topit që të refuzojë kandidimin dhe i dyti është më i thjeshtë: ai do të rrëzohet me votat e shumicës së anëtarëve të KLD. Megjithatë, fakte të tilla pritet të konfirmohen gjatë mbledhjes së sotme. Nëse dështon me marrjen e votave të nevojshme për emërimin e z. Mustafaj, si numri dy i KLD-së, kreu i shtetit ka edhe emrin rezervë për një post të tillë. Dritan Hallunaj, gjykatës i Krimeve të Rënda, i cili është zgjedhur si anëtar nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, do të jetë propozimi i radhës i Presidentit që nuk dihet nëse do të mundet të sigurojë votat e nevojshme që të jetë në postin e nënkryetarit të Këshillit. Por çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit? Propozimet e Presidentit natyrisht do të prodhojnë debate të forta dhe me shumë gjasa përfaqësuesit e mazhorancës do të lëvizin të gjithë "gurët" për të bllokuar zgjedhjen e nënkryetarit të ri të Këshillit.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Elvis Cefa, anëtari i ri i KLD-së