E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet një autobus në Pakistan, 18 të vrarë

Policia në Pakistan tha se të paktën 18 persona që po udhëtonin me një autobus janë vrarë, pas një sulmi të ndërmarrë nga persona të armatosur.

Autoritetet policore thanë se në shënjestër ishin myslimanët shiitë, që janë pakicë në Pakistan, ndërsa sulmuesit dyshohet se i përkasin një sekti sunit.

Sulmi ndodhi të fshatin malor të Harban Nalës, në qarkun e Kohistanit.

Policia tha se sulmuesit e armatosur ishin fshehur në të dy anët e rrugës dhe kanë sulmuar autobusin derisa po lëvizte në atë pjesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›