E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet punëtori i KEK-ut në detyrë

KEK njofton se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, është sulmuar punëtori Lumni Ademaj . Ai është grushtuar dhe kapur për fyti nga konsumatori Fetah Bilalli në hapësirat e KEK-ut.Pas sulmit menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës dhe po merren me rastin.

KEK edhe njëherë dënon fuqishëm sulmet ndaj punëtorëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Këto sulme janë të papranueshme dhe e pengojnë korporatën që t’i kryejë detyrat e veta karshi konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve të Kosovës. Në komunikatën e KEK-ut thuhet se asnjë rast nuk bën të personalizohet, sepse punëtorët po i kryejnë vetëm detyrat me të cilat i ngarkon KEK-u dhe janë të përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Në këtë situatë, korporata kërkon nga të gjitha palët e interesit, shoqëria civile dhe mediat që t’i ndihmojnë në kryerjen e detyrave prej të cilave përfitojnë direkt qytetarët e vendit dhe të ndihmojnë që rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›