Sulmohet qendra arsimore në Kabul, 19 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një qendër arsimore në Kabul, si pasojë e të cilës kanë ndërruar jetë 19 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas BBC, shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj në zonën e Dashte Barçit në perëndim të qytetit, teksa studentët po i nënshtroheshin një provimi. Shumë nga ata që jetojnë në zonë janë nga minoriteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër në sulmet e kaluara.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve tha se ekipet e sigurisë ishin në vend dhe dënuan sulmin. Abdul Nafy Takor tha se sulmi ndaj objektivave civile “dëshmon mizorinë çnjerëzore të armikut dhe mungesën e standardeve morale”. Talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan gushtin e kaluar dhe grupi thotë se po përpiqet të rivendosë stabilitetin. Megjithatë, sulmet nga islamistët rivalë të Shtetit Islamik kanë vazhduar.
/rtsh.al/