E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet zyra e partisë së Nikoliçit në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë vonë zyrën e Partisë Përparimtare Serbe në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Zyra e Partisë Përparimtare Serbe, e cila nodhet në rrugën e Kolashinit, është sulmuar me gurë. Sulmi ka rezultuar vetëm me xhama të thyer të saj, ka bërë të ditur Hoti.

Partia Përparimtare Serbe është partia e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç.

Sulmi pason një të ngjashëm në veri kundër zyrës së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, i cili ka ndodhur javën e kaluar.

Ai po ashtu ndodh pak orë para se Serbia të bëjë publik vendimin nëse pranon ose jo propozimin e Brukselit për marrëveshje me Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›