Sulmon gruan për ti marrë jetën, masakron dhe vajzën me thikë

Durrës, 14 gusht NOA Krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi një burrë ka sulmuar të shoqen me synimin për ta vrarë dhe i hasur në pengesa, ka plagosur edhe të bijën.
Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në orën 03.45 të ditës së sotme në lagjen nr 3 të qytetit bregdetar.
Sotiraq Kurila, lindur dhe banues në lagjen Nr 3 Durrës, gjendej në banesën e tij në orën 03.45 të mëngjesit, kur në rrethana ende të paqarta, sipas policisë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Aleksandra Kurila.
Por gjatë konfliktit, në momentet kur Sotiraqi po përpiqej ti merrte jetën të shoqes, skena është parë nga e bija 15-vjeçare, Kristina Kurila.
E tmerruar nga pamja dhe duke sjellë ndër mend faktin se dhunohej shpesh nga i ati, adoleshentja është sulur të mbrojë të ëmën.
Por afrimi i saj ishte dramatik sepse i ati nuk e kurseu as atë, duke e masakruar me thikë në trup, ndërsa vajza përpiqej të mbronte të ëmën nga një vdekje e mundshme.
Në këtë ngjarje, nënën e bijë mbetën të plagosura rëndë si pasojë e goditjeve të pakursyera me thikë që morën nga Sotiraq Kurila.
Por edhe ky i fundit, nuk ka dalë pa gjë. Në konflikt e sipër, Sotiraqi është plagosur në kokë, kur është goditur me një mjet të fortë, mesa duket nga e bija, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Që të tre, u dërguan në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nënshtrohen ndërhyrjes mjekësore, por burri dhe babai i dhunshëm, po mbahet nën mbikëqyrje policore.
/v.m/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")