Sulmuan puset e naftës në Fier, prangosen 2 protestues
Fier- Policia ka vënë në pranga dy persona, ndërkohë që 12 të tjerë do të proçedohen penalisht si pasojë e protestës së djeshme në fsahtin Zharrë të Fierit.
Dy shtetasit, Kastriot Beluli, 45 vjeç dhe Gentjan Asllani, 38 vjeç, të dy banues në Zharrez Fier a arrestuan në flagrancë, për veprat penale të Shkatërrimit te prones me mjete te tjera dhe Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime të pa ligjshme.
Dje dhjetra banorë të fshatit Zharrë të Fierit protestuan kundër firmes kanadeze të naftës, pasi sipas tyre lëkundjet nëntoksore, kanë shkatuar dëme të konsiderueshme në shtëpitë e tyre.
Policia gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë per vepren penale te Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime të pa ligjshme parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal për shtetasit:
-Shkelqim Gremi, 47 vjeç
-Neki Karafili, 49 vjeç
-Bajram Karafili, 70 vjeç
-Namik Deliaj, 57 vjeç
-Abedin Hoxha, 48 vjeç
-Elton Ruko, 30 vjeç
-Haxhi Shushka, 75 vjeç
-Tajar Hajdini, 61 vjeç
-Aldi Baha, 28 vjeç
-Fuat Kaliçi, 50 vjeç
-Bledar Rama, 26 vjeç
-Fadil Bani, 53 vjeç, të gjithë banues në Zharrës.
Sipas policia ata janë futur në mënyrë të paligjshme dje rreth ores 04.00, në vendin e quajtur Depot e Firmes Bankers ne fshatin Zharrez, ne vatren e pusit nr.5007 dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hapur depot e naftës të kësaj firme ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacinale Fier-Rroskovec së bashku me persona të tjerë.
Banorët kanë menduar se lëkundjet e tokës janë shkaktuar si pasojë e shpimeve që bën kompania në kërkim të vendburimeve të reja të naftës dhe kanë sulmuar kompaninë. Forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes dhe u deshën dëisa orë që të rivendoset rendi në këtë zonë.
Ndërkohë në fshat, vec dëmtimit që i është shkaktuar kompanisë, nga derdhja e naftës është shktuar edhe një dëm i madh mjedisor me pasoja të rëndë dhe afatgjata.
/IDEA/