Tregjet reagojnë pozitivisht pas votimit në Greqi
Evropë- Tregjet evropiane kanë njohur rritje pas mbështetjes që i dhanë dje greket partisë pro masave për shpëtimin e vendit nga falimenti.
Demokracia e Re që doli e para në zgjedhjet e 17 Qershorit ka mbështetur dy kreditimet e Greqisë nga ana e BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe FMN-së.
Ekzistonte frika se nëse fitonte partia antishpëtim Syriza Greqia mund të ishte e detyruar të linte Euron.
Indeksi kryesor në Francë, Cac u rrit 1.8%, ndërsa Dax i Gjermanisë 1.5%, po ashtu me herët edhe aksionet aziatike avancuan. Indeksi Nikkei 225 në Japoni dhe Kopsi i Koresë së Jugut u mbyllen deri në 1.8% ndërsa ASX 200 në Australi u shtua më 1.9%. Indeksi FTSE 100 në Britani u rrit më 1.3%. Euro u rrit gati 1% kundrejt dollarit amerikan pasi njohu goditje në javët e fundit.
Po ashtu çmimet e naftës shënuan një brent crudo që u rrit më 1.5% në 99.11% për fuçi, nëse në SHBA nafta e papërpunuar u rrit më shumë se 1% në 84.97 dollarë për fuçi.
Antonis Samaras lideri i Demokracia e Re tha se grekët votuan për të qëndruar në kursin e Eurozonës. ‘S’do të ketë më shumë aventura. Vendi i Greqisë në Euro nuk do të vihet në dyshim’- tha ai pas fitores së djeshme.
Zgjedhjet n Greqi janë parë nga afër jo vetëm nga liderët e Eurozonës por edhe nga investitorët në mbarë globin. Greqia është duke vuajtur nga një krizë e thellë e borxhit sovran ka marrë dy kreditime ndërkombëtare në dy vitet e fundit. Një u dha në vitin 2012 me vlerë 11 miliardë euro teksa tjetri vitin e shkuar me një vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Megjithatë BE dhe FMN i kanë bashkangjitur masa të ashpra shtrënguese përfshirë shkurtime të shpenzimeve buxhetore si parakusht për marrjen e ndihmës. Ka pasur demostrata të shumta kundër këtyre shkurtime në Greqi teska Syriza kishte premtuar se do t’i anullojë ato sapo të vinte në pushtet.
Analistët thonë se mëqënëse populli grek mbështeti një parti proshpëtimit frika për momentin mund të quhet e larguar për daljen e vendit nga Euro. Analistët shtojnë se kriza në Greqi nuk është zgjidhur por rezultati i së dielës i ka bërë optimiatë investitorët.
Dorina Biblili/IDEA/