E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi i Manchester United Owen 3 jave larg fushave

Sulmuesi i Manchester United Michael Owen është dëmtuar sërish, duke hyrë në kalvarin e gjatë dhe të errët qe e ka shoqëruar atë gjatë viteve të fundit.
Michael Owen ndodhet edhe më larg kombëtares së Anglisë për shkak të një dëmtimi që do ta mbajë për 3 javë larg fushave. Nuk ka shkuar si në vaj ndeshja e djeshme kundër Wolfsburgut për "djalin e artë" që nuk ka arritur të gjejë ende rrugën e rrjetës në këtë sezon.
Owen mund të rikthehet në fushë ndaj Liverpool-it në ndeshjen e "Anfield Road" në 25 tetor por mjekët nuk japin siguri për këtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›