"Washington Post" dhe " Los Angeles Times " i japin fund një bashkëpunimi 50-vjeçar
Të përditshmet "Los Angeles Times" dhe "Washington Post" vendosën t'i japin fund një bashkëpunimi afro 50 vjeçar në formën e publikimit të artikujve të njëjtë, një zhvillim që përfshihet në një periudhë të vështirë për shtypin e shkruar amerikan.
Shërbimi i tyre i përbashkët, që ka filluar në vitin 1962 dhe që u bën të mundur rreth 600 mediave, të përdorin artikujt e tyre, do të pushojë së ekzistuari në fund të vitit, njoftuan pronarët e dy gazetave dje në mbrëmje. Grupi Tribune Co., pronar i "Los Angeles Times", njoftoi se artikujt që vijnë nga e përditshmja e metropolit të madh perëndimor tashmë do të përfshihen në një shërbim të përbashkët me McClatchy, që ka rreth 1 200 klientë mediatikë në botë.
McClatchy është botuesi i tretë i shtypit në Shtetet e Bashkuara dhe ka më tepër se 30 të përditshme, ndër të cilat "Miami Herald apo edhe "Charlotte Observer".
Grupi Tribune Co., që është vënë në dhjetor nën mbrojtjen e ligjit për falimentimet, ka ndër të tjera "Chicago Tribune" dhe "Baltimore Sun".
Për sa i përket "Washington Post"-it, ai përmend në një artikull mundësinë që të vazhdojë t'ua shesë vetë artikujt e tij mediave të tjera ose të bashkohet me një partner tjetër.
Përfundimi i këtij bashkëpunimi mes "Washington Post" dhe "Los Angeles Times" ndodh në një kohë kur gazetat amerikane po përpiqen të kapërcejnë një rënie të madhe të të ardhurave të tyre publicitare dhe humbjes së lexuesve në përfitim të informacioneve falas në internet.