E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Prania e KE-së në kufirin me Serbinë, një sinjal i qartë

Kryeministri, Hashim Thaçi theksoi sot se sinjali i dhënë nga Brukseli, përsa i përket vizitës së Komisionit Evropian në kufirin Kosovë-Serbi, është një sinjal i qartë.
"Ky është një sinjal i qartë nga Komisioni Evropian, që Serbia të veprojë në përputhshmëri me angazhimet, të cilat kemi ne në Kosovë, me angazhimet që kemi me autoritetet e Brukselit dhe njohjen dhe respektimin e plotë të tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës", theksoi Thaçi.
Vizita e KE-së në kufirin Kosovë-Serbi është konfirmuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian duke saktësuar se vizita do të zhvillohet në mes të muajit tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›