E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmuesi shqiptar i Inter U-17-ës, Fabio Hoxha, shkëlqen me skuadrën e tij

Milano (Start)- Sulmuesi shqiptar, Fabio Hoxha, i cili luan me Inter U-17, shkelqeu në ndeshjen e radhës me skuadrën e Monzës. Futbollisti arriti të shënonte një gol të bukur, dhe u bë protagonist duke dhënë një asist në një gol tjetër.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit “Allievi Regionali”. Të rinjtë e Interit fituan me rezultatin e përgjithshëm 5-1, publikon faqja zyrtare e Interit në internet.

Ecuria e mirë e mëtejshme e të riut shqiptar, mund të sjellë edhe aktivizimin në të ardhmen në ekipin e parë zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›