Sulmuesit, Adriano perballe Militos
Ndeshja derbi e se shtunes ne mbremje, Juventus-Torino, ne Seria A, do te pasohet te dielen me te tjera perballje interesante. Ne qender te vemendjes eshte sfida Inter- Xhenoa. Ne kete takim, ne "San Siro", pritet edhe derbi mes sulmuesve amerikano-latine, Adriano dhe Milito. Braziliani i Interit eshte rikthyer ne forme pas shume kohesh, ndersa sulmuesi i Xhenoas shenon vazhdimisht per ekipin e tij. Keshtu, pritet nje sfide interesante mes dy sulmuesve ne fjale. Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo do te aktivizoje nga fillimi i lojes treshen sulmuese, Adriano, Ibrahimovic dhe Obina. Trajneri i Xhenoas, Xhasperini eshte shprehur me dyshim per sulmin qe do te luaje sot ndaj Interit: Ne vend te Milanetos do te luaje Bore ose Morta. Atalanta do te prese ne Bergamo Milanin e Karlo Ancelotit. Kuqezinjte pas fitores se fundit ne Kupen UEFA e kane marre veten plotesisht dhe pritet te bejne nje tjeter figure te mire, ne ndeshjet e Seria A. Per kuqezinjte ne stol do te jete edhe Alesando Nesta.
Treshja braziliane
Kaka-Pato-Ronaldinjo do te jene pjese e sulmit te Milanit ne ndeshjen e sotme ndaj Atalantes. Treshja braziliane eshte nje garanci me shume per objektivin e Milanit si dhe per te dhuruar nje spektakel ne fushe.
Treshja braziliane
Kaka-Pato-Ronaldinjo do te jene pjese e sulmit te Milanit ne ndeshjen e sotme ndaj Atalantes. Treshja braziliane eshte nje garanci me shume per objektivin e Milanit si dhe per te dhuruar nje spektakel ne fushe.