E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Liverpuli, sot fund rekordit te Celsit!

Rafa Benitez eshte optimist se Liverpuli do t'i jape fund rekordit te gjate te Celsit, qe ne 86 ndeshje nuk ka pesuar asnje humbje ne shtepi. Liverpuli synon ta arrije fitoren ne ndeshjen kryesore te Premier Liges, edhe pa sulmuesin kryesor, Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll Torres eshte demtuar ne ndeshjen e kaluar me Evertonin dhe nuk luajti ne barazimin e mesjaves kur Liverpuli barazoi, 1-1 me Atletikon e Madridit ne Ligen e Kampioneve. Pavaresisht mungeses se Torresit, trajneri Benitez beson se ka kualitete te tjera ne skuader dhe mund te fitoje ndaj ekipit te Luiz Filipe Skolarit. Celsi i Londres mban rekordin e gjate ne Premier Lige, pa humbje ne shtepi. "Te gjithe e njohin Torresin si nje lojtar kyc ne lojen tone. Ai ka shenuar dhe Liverpuli i ka fituar ndeshjet. Por ne kemi fituar edhe kur nuk ka luajtur Torres ne sulm. Kemi kapacitete te mjaftueshme ne ekip, per te fituar cdo ndeshje kampionati." Trajneri i Liverpulit shprehet se do te kete edhe ndryshime ne loje. "Ne mungese te Torresit duhet te luajme me nje stil te ndryshem loje. Ne duhet ta menaxhojme me mire lojen tone." Trajneri i Benitez beson ne mentalitetin e skuadres se tij: "Ne kemi mentalitetin e fituesit, madje mentaliteti yne eshte me i forte se rekordi qe mban aktualisht Celsi, i cili nuk thyhet prej kohesh ne ndeshjet brenda fushes se tij." Megjithate, Benitez e pranon se Liverpuli nuk ka paraqitur nivel te kenaqshem ne kete sezon. "Gjithsesi, ne jemi ne krye te klasifikimit me Celsin dhe pavaresisht se nuk kemi luajtur shume mire ne ndeshjet e kaluara, duhet qe te luajme me mire dhe kete do te bejme ne te ardhmen. Mjafton nje fitore ne Premier Lige, kunder Celsit. Kemi mundesi te mjaftueshme per te fituar ndaj nje ekipi te forte. Ky ekip qe duhet mundur eshte Celsi. Eshte shume heret te flasim per titullin kampion. Nese fitojme do te ishte perfekt per te ardhmen tone, ne rast se nuk humbin ndeshjen, mendoj se do te jete serish pozitive per Liverpulin," - vazhdon trajneri i te kuqve. "Ideja jone eshte qe te mos e humbim ndeshjen. Ne mund te ecim te vetem ne krye te klasifikimit. Do te ishte problem nese do te mundemi ne ndeshjen e Londres," - perfundon trajneri Rafa Benitez.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›