E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-ja zyrtarizon miqesoren me Azejbarxhanin

Trajneri i kombetares Ari Han preferon t'i qendroje larg kampionatit

Kombetarja shqiptare do te luaje me 21 nentor me Azejbarxhanin, ne nje miqesore te planifikuar nga FIFA. Perballe kuqezinjve do te vihet ekipi aziatik i Azerbajxhanit, nje kundershtar relativisht i lehte. Ekipi aziatik me te cilin jemi ndeshur pak vite me pare dhe i kemi mundur, ne te dy ndeshjet zyrtare ne grupin eliminator te boterorit "Gjermani 2006" ka ulur ne stol nje emer te madh te futbollit evropian, Berti Vogst. Pas miqesores me Polonine dhe me Lihtenshejnin, kombetarja shqiptare pritet te luaje miqesoren e trete, qe nga koha kur holandezi Ari Han mori ne dore drejtimin e kuqezinjve. Nderkohe, ne miqesore me Azejbarxhanin trajneri i kombetares sone pritet te testoje disa kandidate per fanellen kuqezi. Ne qender te mbrojtjes dhe ne sulm do te kete disa ndryshime. Mirepo Ari Han eshte "zhdukur" pas ndeshjeve te fundit te eliminatoreve, duke mos preferuar te ndjeke takimet e Kategorise Superiore. Duket se ndeshjet e Kategorise Superiore ne Shqiperi nuk sjellin interesin e duhur per trajnerit, per shkak te nivelit te ulet. Ari Han ka ndjekur shume pak ndeshje nga kampionati shqiptar. Megjithese premtoi ndryshime, duket se pas ndeshjeve te para nuk ka bere levizjet e pritshme.

Ndryshimet

Erjon Bogdani nuk eshte thirrur ne ndeshjen miqesore me Lihtenshtejnin, por paradoksalisht ai ka qene sulmuesi kryesor i kuqezinjve ne tre nga kater perballjet e fundit zyrtare me Malten, Hungarine dhe Portugaline.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›