Tirana ndalet ne Peqin, autokritike e Elbasanit
Shkumbini arrin te ndale Tiranes, ne ndeshjen e djeshme ne fushe te tij. Peqinaset kane marre nje pike, ndersa bardheblute nuk kane mundur te gjejne golin e fitores. Porten e Tiranes e ka mbrojtur Kurovski, i cili zevendesoi Nallbanin e demtuar. Sulmi i Tiranes nuk ka mundur te gjeje rrugen e rrjetes, pavaresisht se rastet nuk kane munguar ne porten e Shkumbini. Tirana pas fitores me Dinamon, nje jave me pare, ndalet serish ne ndeshjet jashte fushes se saj, perballe Shkumbinit. Peqinasit ktheheshin ne shtepi pas barazimit me Vllaznine. Elbasani gjeti rrugen e fitores ne "Ruzhdi Bizhuta", perballe Lushnjes dhe le pas krizen e fundit. Ne pjese te pare Elbasani i Joses zhbllokoi rezultatin, ndersa ne pjese te dyte ne '78, per vendasit dyfishoi rezultatin Kacollja, duke siguruar fitoren. Elbasani rikthehet te fitorja pas humbjes se pesuar nje jave me pare, kur i mundi Teuta ne shtepi. Kjo e fundit nen drejtimin e Sulejman Staroves ka bere ngjitjen me te mire ne keto jave. "Djemte e Detit" siguruan fitoren e trete radhazi ne kampionat, duke marre 9 pike te plota. Perballe Flamurtarit te Vlores, Vangjel Mile shenoi golin e vetem te ndeshjes. Trajneri Sulejman Starova nuk mund te fshihte gezimin pas fitores. Ishte e treta radhazi per Teuten e tij. Starova ka bere paraqitjen me te mire si trajner ne kete fillim te kampionatit.
Derbi luhet, por pa tifoze...
Tribuna "vip" e stadiumit "Selman Stermasi" ishte mbushur plot. Ndodheshin drejtuesit e klubeve respektive dhe specialiste te shumte te futbollit shqiptar. Ne tribunen perkarshi, dukeshin shkallet e boshatisura, ne ngjyre blu, ku ne te bardha shkruhej emri i "SK Tiranes" ekipi i trete kryeqytetas dhe ne fushe dy ekipet me nje histori te madhe ne futbollin shqiptar. Per te pare Dinamon dhe Partizanin, me 32 tituj kampione ne total, nuk kishte tifoze ne stadium. Ne nje cep te tribunes perkarshi ishte shpalosur nje flamur i madh me ngjyrat e Dinamos. Por pervec shkalleve te boshatisura, paradoksi ishte numri i larte i policeve. Ishin 10 police, qe nuk ruanin asnje tifoz ne tribunen perballe.