Sulmuesit elbasanas nuk kanë shënuar asnjë gol në tetë javë
Elbasan (Start)- Elbasani është ekipi që ka shënuar më pak gola në këto 8 javët e para të Superligës. Verdheblutë kanë shënuar 5 gola, dhe asnjë prej tyre nuk është shënuar nga sulmuesit. Shterpësia e golave tregon qartë krizën e sulmit elbasanas.
Në tre ndeshjet jashtë fushe, ata kanë arritur të shënojnë vetëm një gol, me mesfushorin Merxha në Vlorë.
Sulmuesi kryeqytetas, Skerdi Bejzade, nuk është parë në seancat e fundit stërvitore në kompleksin “Shefqet Lamçe”. Arsyet e mosardhjes së tij mbetën të mistershme, por dyshimet kryesore mbeten tek problemet e fundit që ka pasur klubi.
Sulmuesi tjetër, Gentian Stojku, është shprehur për mediat se ai mbetet vetëm “elbasanlli”, dhe se problemet me Josën janë të ekzagjeruara nga mediat. Të shtunën Elbasani do të luajë një ndeshje të vështirë me Vllazninë e Shkodrës në “Loro Boriçi”.