E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa gjobitet për incidentin me Vllazninë

Tiranë (Start)- Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi dje të gjitha shkeljet e vërejtura në javën e fundit. Ekipi i Besës është gjobitur me 50 000 lekë, dhe kapiteni i Vllaznisë, Suad Lici, është pezulluar dy ndeshje për ofendim të publikut.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Librazhd, pas përfundimit të takimit Sopoti-Burreli, nuk ka sjellë asnjë pezullim për fushën. i vetmi i dënuar është futbollisti i Sopotit, Elson Bahiti, me dy ndeshje.

Vendimet e KD-së

1. KF Besa, për ndeshjen me ekipin e Vllaznisë, ku në mjediset sportive ndodhen incidente nga publiku të klasifikuara të lehta, gjobitet me 50 mijë lekë.

2. Futbollistët, Suad Lici (KF Vllaznia), Rubin Baci (KF Turbina) dhe Arsen Beqiri (KF Ada), për ofendim të publikut, pezullohen dy ndeshje nga aktiviteti, dhe gjobiten me nga 30 mijë lekë secili.

3. Futbollisti Elson Bahiti, i KF Sopotit, për protesta të dhunshme dhe ofendime të kundërshtarëve, pezullohet pesë ndeshje dhe gjobitet me 30 mijë lekë.

4. Ekipi “U-19” i KF Shkumbinit, për braktisje, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe i hiqen tri pikë nga klasifikimi, si dhe trajneri i ekipit gjobitet me 30 mijë lekë.

5. Lojtarët Elis Boci (U-19 KF Vllaznia), dhe Eglajd Dedei, për gjeste fyese e provokime ndaj njëri-tjetrit, pezullohen dy ndeshje dhe gjobiten me nga 5 mijë lekë (të reja) secili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›