E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesit morën me vete kamerën e ndezur

Personat që sulmuan dhe i morën kamerën ekipit të Klan Kosovës në Malishevë i krijuan vet policisë prova për veprën që kryen.

Të pavetdijshëm se kamera që morën ishte duke filmuar, i gjithë muhabeti nga vendi ku sulmuan gazetarët e deri te shtëpia e tyre është regjistruar.

Madje, është filmuar edhe gëzimi i fëmijëve kur e panë kamerën dhe shqetëesimi i të rriturve për veprën që kishin kryer.

Detajet tjera mund t’i shihni në kronikën e gazetarëve të Klan Kosovës për këtë ngjarje/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›