Sulo: Opozita është Rithemelimi, ka 43 deputetë! Alibali: S’mund të shpërfillen votat e Bashës

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristi Neritan Alibali ka debatuar me analistin Arion Sulo përsa i përket fokusit që opozita duhet të ketë në bërjen e Reformës Zgjedhore.
Sulo është i mendimit se, opozita është “Rithemelimi” sepse ka 43 vota dhe Rama nuk ka interes të bëj një Reformë Zgjedhore me konsensus, por do e lërë sikurse është ose do e kaloi sipas interesit të tij.
Ndërsa Alibali duke komentuar mbledhjen e Grupit Parlament ta opozitës sot, tha se deputetet e që mbështesin ish-kryeministrit Berisha dhe Gazment Bardhin nuk janë të koordinuar në lëvizjet e tyre politike.
“Noka ka thënë që qëllimi final është mos bindja civile ndërsa Gazmend Bardhi tha që beteja jonë në Parlament vazhdon.
Sipas Alibalit, Edi Rama atë qëllim ka që të përçaj opozitën dhe nuk duhet menduar që votat e Bashës janë patjetër të Ramës.
“ Po opozita duhet të bashkohet mes vetes. Opozita nuk e ka luksin që të mos vlerësojnë 100 mijë vota të Lulzim Bashës”, theksoi ai .
/rtsh.al/