E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulo në “Trialog”: Vetëm Gjykata Kushtetuese përcakton nëse ka shkelje të rëndë

Gjatë emisionit “Trialog” në RTSH1, nën moderimin e gazetares Alba Alishani, analisti Arion Sulo komentoi mbi akuzat ndaj Presidentit Bajram Begaj për shkelje të Kushtetutës. Ai u shpreh se vlerësimi nëse një shkelje është e rëndë apo jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese dhe jo partive politike.

“Nëse është shkelje është shkelje kushtetute ama, nëse thua e “rëndë” e përcakton vetëm Gjykata Kushtetuese. Njëra palë që është kërkuesja PD thotë se është e rëndë dhe është mendimi i saj ne nuk e ndajmë dot. Kemi një rast zoti Meta i anuloi dhe i shtyu zgjedhjet. Hallkat në rregullore janë që ngrihet komisioni hetimor, komisioni hetimor përgatit një raport, raporti pastaj miratohet ose jo në kuvend nëse do të nisin procedurat e shkarkimit. Kjo tregon që ata edhe e kanë shtyrë politikisht dhe e kanë përdorur politikisht Bajram Begaj dhe fatkeqësisht po e mbrojnë politikisht duke shkelur ligjin”, u shpreh analisti Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›