E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozi hyn n fush kundr racizmit

Para fillimit të finales së botërorit, një tifoz i vetquajtur “Jimmy Jump” është futur në fushën e lojës dhe është drejtuar drejt kupës së botës për ta prekur dhe për ta puthur ashtu siç kishte bërë pak minuta më parë ish-kampioni i botës Fabio Cannavaro.

Por tifozi spanjoll nuk ka arritur të bëjë asnjërën dhe as tjetrën pasi është ndalur nga forcat e sigurisë të cilët e kanë rrëzuar në tokë dhe më pas e kanë nxjerrë jashtë, mes duartrokitjeve të tifozerisë në stadiumin “Soccer City”.

Tifozi spanjoll kishte veshur një fanelë në të cilët shkruhej: “Jimmi Jump kundër racizmit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›