E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Atletico, Super Falcao (video)

Atletico Madrid mposhti Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të Superkupës së Evropës, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin Stade Louis II në Monaco.

Yll i mbrëmjes ishte sulmuesi kolumbian Radamel Falcao i cili me het-trikun e tij në pjesën e parë (minutat 6, 19, dhe 45) e udhëhoqi skuadrën e tij drejt trofeut. Ky ishte het-triku i dytë i Falcaos brenda pesë ditëve. Ai shënoi tri herë edhe në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në La Liga të hënën.

Golin e katërt për Atleticon e realizoi mbrojtësi Miranda, pas një ore lojë. Kurse, atë që doli të jetë gol i nderit për Chelsean e shënoi qendërmbrojtësi Gary Cahill në minutën e 75-të. Fituesi i edicionit të kaluar të Europa League dominoi fituesin e Ligës së Kampionëve, dhe me plot meritë rrëmbeu trofeun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›