Hitzfeld kërkon fitore ndaj Shqipërisë

Selektori Ottmar Hitzfeld, i cili e publikoi listën e të ftuarve të enjten, përfshirë këtu edhe pesë futbollistët shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, synon që nga këto dy sfida të dalë i pamposhtur.
“Nëse ndaj Shqipërisë dhe Sllovenisë i grumbullojmë katër pikë, do të ishte një rezultat i mirë për ne. Mirëpo, ne i kërkojmë dy fitore nga këto përballje”, ka thënë trajneri gjerman për mediat zvicerane pasi e publikoi listën.
Synim i zviceranëve është të kualifikohen në Botërorin e ardhshëm, pasi dështuan ta bënin një gjë të tillë në Evropianin 2012. Krahas Zvicrës e Shqipërisë, në Grupin E të eliminatoreve për evenimentin më të rëndësishëm të futbollit do të bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Sllovenia, Islanda dhe Qiproja.