E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Ditari i Albania-sport.com. Viti 2008 - Prilli“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite m

“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite me Kombëtaren, legjionarët, merkaton e të gjitha detajet e jetës sportive futbollistike.

PRILL 2008
01.04.2008

SKELA - Njeriu i ndeshjes, por njeriu u ditës në qytetin gjerman të Kotbusit. Ky është shqiptari Ervin Skela. Fantazisti shënoi një gol me goditje të lirë (31’) dhe një të dytë me penallti në fitoren 2-1 të Energi Kotbus me Hertën e Berlinit. Skela: "Gol nga goditja e lirë, fat dhe aftësi“. Fantazisti për gazetën gjermane “Lausitzer Rundschau: “E dashuroj punë të mrekullueshme si futbollist profesionist. Kur luaj me djalin, e harroj për disa çaste luftën për mbijetesë”.
CANA - Lorik Cana shkaktoi penalltinë e shndërruar në gol nga Lë Pen i Lorient (42’). “Do të ishte një fatkeqësi e madhe nëse do të humbisnim për shkak të asaj penalltie, por ne ia dolëm”, -  deklaroi Cana pas fitores 1-2 në transfertë me Lorient.
TOPI- Presidenti i topit shqiptar, Armand Duka ankohet te Topi, Presidenti i Republikës, dhe rigjen buzëqeshjen, po të kemi parasysh pamjen e ftohtë të tij, pas takimit të disa ditëve më parë kur doli nga zyra e ministrit të Sporteve, Ylli Pango.
Si dhuratë (tashmë një traditë), krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit i dhuruan presidentit Topi një bluzë të kombëtares me numrin 10. Bashkë me bluzen edhe një top për Topin. 
PATURI- Dhuna e futbollit injekton edhe deputetët e Kuvendit Popullor. Deputeti i Partisë Republikane, Hajrulla Paturi, njehërësh dhe i zonës së Fushë-Krujës pranoi publikisht se ishte ai që kishte rrahur gjyqtarin e ndeshjes Iliria-Albpetrol 0-0 (kategoria e dytë), Shkëlqim Guçe, për gjykim të njëanshëm.

02.04.2008

PANGO - Ministri Pango apo shteti shqiptar tërhiqet. Trembet “qeveria Berisha nga FIFA e UEFA, apo është një tjetër sinjal dominues i Dukës në sfondin problematik shqiptar. Pango është bindur të firmosë statutin, por me një rezervë për një nga nenet më problematik të tij, që prodhoi edhe pasojën e pezullimit ndërkombëtar nga FIFA e UEFA. “Nuk e bëra për hir të Dukës. E kam firmosur edhe për hir të futbollit shqiptar, por dhe të mos mbetej mua njolla e pezullimit të futbollit, qoftë edhe për një muaj”.
BEHRAMI - Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, ndodhet në listën e dëshirave të skuadrës angleze Uest Ham. Lajmin e jep gazeta britanike “Daily Mail”, që thekson se “çekiçat” londinezë e kanë gati ofertën për mesfushorin e Lacios.
22-vjeçari Behrami (mbush 23 vjeç, më 19 prill) ka  lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe më parë ka qenë shok skuadre te Helas Verona (Seria B, 2004-2005) edhe me Erion Bogdanin e Florian Myrtaj. Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Veronën, Berhami u kërkua nga Lacio, Juventusi, Interi (tre skuadra italiane) si dhe nga skuadra angleze Totenhem.

04.04.2008
STAROVA - Sulejman Starova, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, vlerësohet nga ekspertët e botës së futbollit shqiptar. Trajneri i tre nga skuadrave më në zë të Shqipërisë, Partizanit (kampion me këtë ekip), Tiranës (gjithashtu kampion) dhe Besës, i ka bërë të qarta idetë e tij për një reformim të thellë të institucionit të FSHF-së. “Në Federatën Shqiptare të Futbollit tani nuk ka demokraci, por vetëm diktatin e një personi të vetëm, Dukës”, - thotë ish-zyrtari i lartë.

05.04.2008
CANA - Në takimin e Marsejes kundër Lionit do të materializohet edhe iniciativa e bamirësisë së Lorik Canës. Nga çdo biletë e shitur, kapiteni i Marsejës në marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit do të marrë 1 euro për ta nisur më pas në Shqipëri, në ndihmë të fëmijëve të varfër shqiptarë. Shuma e mbledhur do të dhurohet fondacionit “Domeniko Scaglione”, që kryesohet nga bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Liri Berisha.
PARTIZANI - Flamurtari-Partizani, ende pa u luajtur, ka prodhuar polemika të mëdha. Presidenti i të “kuqve”, Albert Xhani, i kërkoi Sektorit të Garave të Federatës Shqiptare të Futbollit, zëvendësimin e gjyqtarit Sazan Velçani. Akuza është: “Ai është një tifoz i Dinamos”. Dy skuadrat janë përballur 113 herë midis tyre. Vetëm 16 herë ka fituar Flamurtari, kundrejt 65 fitoreve të Partizanit (32 barazime).
MBIJETESA - Teuta dhe Besëlidhja do të përballen në një sfidë të ashpër për mbijetesë dhe shumë të rëndësishme për shmangien e “zonës së akullt”. Ky është dhe takimi 46-të midis dy ekipeve: 19 fitore Teuta, 11 fitore Besëlidhja (15 barazime).
FORMALITET - Pasi realizoi një përmbysje historike, kur më nëntë lojtarë mposhti Elbasanin (2-1), Tirana ndodhe përballë një sfide të konsideruar si një formalitet përballë Skënderbeut, që ka humbur 20 nga 25 ndeshjet e luajtura.
DINAMO - Dinamo, kryesuesja e Superligës (51 pikë, pas 25 javëve), do të jetë përballë një provë jo të lehtë në transfertën kundër Kastriotit (24 pikë), takim që do të luhet në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës (ora 16:30, gjyqtar Lulaj).
VLLAZNIA - Vllaznia kërkon me forcë pikët maksimale nga ballafaqimi me Shkumbinin në transfertën e Peqinit, por kujtimet e hidhura të asaj humbje “poker” me rezultatin 4-0, ende rëndojnë psikologjikisht në shtëpinë kuqeblu. Ky do të jetë takimi i 36-të midis dy skuadrave: 12 fitore Shkumbini, 5 barazime dhe 17 fitore Vllaznia.

06.04.2008

VATA - Gjermania duket vendi ideal për shqiptarët. Goli nga goditja e lirë po shndërrohet në një rit. Pas supergolit të Ervin Skelës në fitoren 2-1 kundër Hertës së Berlinit të fundjavën e kaluar (Skela shënoi edhe dje kundër Duisburgut), edhe veterani 36-vjeçar, shqiptari Fatmir Vata, realizoi një gol direkt nga goditja standarde. Ish-shoku i skuadrës i Ervin Skelës të Arminia e Bielefeldit, realizoi në barazimin e skuadrës së tij Tus Koblenz kundër Kickers Offenbah (1-1) në takimin e vlefshëm për javën e 27-të të Bundesligës 2.
BYLYKBASHI - Elbasanasi Dorian Bylykbashi ka shënuar gol për fitoren e skuadrës së tij Kryvbas, në transfertën e Zorya në kampionatin ukrainas. Skuadra ku aktivizohet treshja shqiptare Hidi-Bulku-Bylykbashi ka shënuar fitore me rezultatin 2-1.
SKELA - “Unë sapo i kisha mbyllur sytë”, - thotë Ervin Skela, i cili shënoi golin e tij të parë me kokë gjatë gjithë karrierës së tij në Bundesliga 1. Fantazisti me golin e tij kundër Duisburgut, jo i dha tri pikë të “rënda” Energi Kotbusit në luftën për ekzistencë. 
LIKA - Një Ilion Lika i sigurt në portë i ka dhënë një fitore historike skuadrën çeçene Grozni Terek kundër një prej skuadrave më të madhe ruse, CSKA-së së Moskës. Grozni fitoi 1-0 me golin e realizuar në minutën e 65-të nga Kizmiçev. Portieri i kombëtares, sipas asaj që raporton uebsajti gazeta.ru, bëri një nga paraqitjet e tij më të mira me skuadrën e tij të parë të huaj.
KRIZA - Dinamo e Partizani hodhën nga një tjetër hap të gabuar shtatë javë para përfundimit të sezonit, duke humbur në transfertë respektivisht me Kastriotin (1-0) dhe Flamurtarin (3-0) në javën e 26-të Kategorisë Superiore. Tirana me formalitetin kundër Skënderbeut (4-0), u ngjit në vendin e tretë, duke lënë pas Elbasani, Vllazninë e Besën.
JAVA 26- KATEGORIA SUPERIORE, Java 26: Kastrioti-Dinamo 1-0, Flamurtari-Partizani     3-0,ShkumbiniVllaznia 3-2, Elbasani-Besa 3-1, Tirana-Skënderbeu 4-0, Teuta-Besëlidhja 2-0. RENDITJA: 1.Dinamo 51, 2.Partizani 49, 3.Tirana 43, 4.Elbasani 42, 5.Vllaznia 41, 6.Besa 41, 7.Shkumbini 37, 8.Flamurtari 35
9.Kastrioti 27, 10.Besëlidhja 26, 11.Teuta 23, 12.Skënderbeu 11.

07.04.2008
KASOLLI - Në nëntor të vitit 2003, legjenda më e madhe futbollit “portokalli” dhe një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botë, Johan Krujf, përuroi akademinë “Cruyff Court”. Në tërë Holandën brenda tre vjetësh u ngritën 100 akademi futbolli të cilat i përkasin “Cruyff Fondation”. Pikërisht, një prej tyre ka fatin të punojë si trajner i portierëve, një shqiptar. Ky është Arben Kasolli, i vetmi trajner i huaj portierësh në Holandë.

08.04.2008
LALA- Edhe pse shënoi golin e vetëm të takimit dhe që për me tëpër i siguroi fitoren e parë në transfertë të Energi Kotbusit kundër Duisburgut (0-1), Ervin Skela u vlerësua me notën 3 (mirë) nga revista prestigjioze gjermane “Kicker”. Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptar, mesfushori i Hanoverit, Altin Lala, ka marrë të njëjtën notë, 3, në ndeshjen Volfsburg-Hanover 3-2.
VATA - Në Bundesliga 2, Fatmir Vata, autori i golit të barazimit 1-1 në takimin Tus Koblenz-Kickers Ofenabh (1-1), është vlerësuar me notën 2.5 (shumë mirë) dhe është shpallur lojtari më i mirë i takimit.

09.04.2008
Presidenti i Besës, Nexhat Bizhidili i kërkoi dorëheqjen Sulejman Starovës për shkak të pakënaqësisë së tifozëve të Besës, duke e lënë për herë të dytë të papunë brenda një sezoni trajnerin 2-herë kampion të Shqipërisë: me Partizanin, 1992-1993 dhe Tiranën, 2004-2005. Duke parë lëvizjet e trajnerëve gjatë këtij edicioni, ku vetëm tre skuadra nga 12 ekipe që marrin pjesë në Kategorinë Superiore nuk i kanë zëvëndësuar teknikët (Partizani, Elbasani, Shkumbini), përfundimi është tronditës.
LEVIZJET
TIRANA: Sulejman Starova (java 1-3), Ardian Mema (4), Astrit Hafizi(5-18), Sulejman Mema (nga java 19).
TEUTA: Hysen Dedja (java 1-5), Gentian Begeja (6-12), Kristaq Mile (nga java 13).
BESA: Silviu Dumitresku (rumun, java 1-12), Ilirjan Haxhia (13), Sulejman Starova (nga java 14-26), Haxhiu-Haxhiaj (nga java 27)
KASTRIOTI – Ramazan Ndreu (java 1-6), Vasil Bici (java 7-), Ramazan Ndreu (nga java
SKËNDERBEU – Petrika Konomi (Java 1), Renato Rrapo (java 2, 12, 14-18 e në vazhdim), Faruk Sejdini (3-11), Shkëlqim Velo (java 13), Renato Rrapo (nga java 18).
BESËLIDHJA - Stavri Nica (java 1-2), Renato Kulli (3-13), Neptun Bajko (java 14-22), Ilir Gjyla (nga java 23)
DINAMO - Agim Canaj (java 1-21), Ilir Daja (nga java 22).
VLLAZNIA - Mirel Josa (java 1-23), Dervish Haxhiosmanoviç (nga java 24)
FLAMURTARI - Eqerem Memushi (java 1-23), Slavko Kovaçiç (nga java 24)

10.04.2008
KUPA- Kupa e Shqipërisë, Gjysmefinalet. Tirana synon finalen e 20-të dhe kupën e 14-të në historinë 56-vjeçare të kompeticionit. Ndeshja e parë: Elbasani-Tirana 0-3 (Golat: 60’ Xhafaj, 72’ Duro (11-m), 84’ Duro). Ndeshja e kthimit: Tirana-Elbasani, 23 prill.
Me fitoren 4-0 në shtëpi të Vllaznisë kundër një “baby” Dinamo,
Vllaznia siguroi (teorikisht) kualifikimin e 10-të me Dinamon (8 kualifikime) dhe finalem e 12-të saj, për të synuar trofeun e 6-të, që i mungon prej 21 vjetësh, që nga viti 1987, kur në finale mposhti Flamurtarin (3-0, 1-3). Vioresin Sinani shënoi nga pika e bardhë (6’). Dopieta e Albert Kaçit (9’, 22’) dhe goli i talentit Xhevair Sukaj (44’) mbyllën jo vetëm pjesën e parë 4-0,
DISIPLINA - Shuma e gjobave financiare e vendosur nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit në 12 vendimet e marra prej tij arrin në 840 mijë lekë, ku pjesën e luanit, me 650 mijë lekë e zë klubi i futbollit “Përparimi” i Kukësit.
RENDITJA - Shqipëria vazhdon të humbasë terren në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në klasifikimin e muajit prill kuqezinjtë kanë humbur edhe dy vende të tjera në raport me muajin mars. Nga vendi i 74-t që mbanin një muaj më parë, tashmë kombëtarja shqiptare është klasifikuar në vendin e 76 në kuotën e 418 pikëve.

11.04.2008
KONFLIKTI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe kreu i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pango priten të takohen gjatë festës së organizuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me rastin e marrjes së ftesës të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i organizatës më të madhe ushtarake në glob, NATO.
ADEMI - Presidenti i Federatës së Peshëngritjes Shqiptare, Esat Ademi, beson se shtanga kuqezi e ka lënë pas shokun e dopingut dhe tashmë ajo i ka të gjitha mundësitë në Kampionatin Europian të Lenianos (11-20 prill) të afirmohet si një fuqi kontinentale. Shqipëria përfaqësohet me një ekip të kompletuar: 8 meshkuj dhe 8 femra.

12.08.2004
THAKA - “Do të kërkoj që ndeshja Vllaznia-Dinamo për Kupën e Shqipërisë të hetohet nga Komiteti Ekzekutiv”. Gjergji Thaka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, shprehet i shqetësuar për situatën që po kalon futbolli ynë, sidomos pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Dinamo (4-0), takim që dyshohet se është paracaktuar.
MOCKA - Portieri i talentuar i Flamurtarit, 17-vjeçari Shpëtim Moçka, mund të bëhet portieri i dytë shqiptar, që mund të luajë për një nga ekipet më të famshme holandeze, Ajaksin e Amsterdamit. Një i dërguar i “harkëtareve” do të mbërrijë në Shqipëri në fillim të muajit maj (6 maj) për ta ndjekur në aksion lojtarin e Shpresave. Moçka është duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshme me formacionin vlonjat.
SUPERLIGA - Java e 27-tw e Kategorisw Superiore ka katwr sfida dominuese pwr fatet e verdikteve tw Kampionatit tw 69-tw Kombwtar tw Futbollit, si nw “katet e sipwrme”, ku Dinamo e Partizani luftojnw pwr titull, ndwrsa “katet e mbijetwsw” tw katwr skuadrat do tw ballafaqohen midis tyre, ku mw pwrcaktuese wshtw ajo: Beswlidhja-Kastrioti. Kjo javw do tw shwnojw edhe debutimin e dyshes drejtuese kavajase Berati-Haxhiaj nw ndeshjen Besa-Tirana.

13.04.2008

JAVA 27 – Dinamo fitoi 6-0 me Flamurtarin, nw një duel kroatësh (8 të tillë në “Selman Stërmasi”, 4 Dinamo dhe 3 Flamurtari, plus trajnerin Kovaçiç). Partizani - Shkumbini 2-0, Vllaznia - Elbasani  0-0, Besa - Tirana  2-1, Besëlidhja – Kastrioti 1-1,
Skënderbeu - Teuta  0-2.
SKELA - Energie Cottbus përsëri shënon një fitore dhe është përsëri Ervin Skela ai që shënon golin vendimtar të ndeshjes. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka marrë përgjegjësinë e gjuajtjes së 11-metërshit në minutën e 51-të të ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij Arminia Bielefeld, dhe nuk ka gabuar duke i dhënë kështu edhe një tjetër trepikësh skuadrës së tij.

15.04.2008

MEKSI -  “Shqipëria pezullohet për shkak të ndërhyrjes së rëndë politike”. Ky është argumenti i FIFA-s (e më pas edhe i UEFA-s) Në fakt, ky është pezullimi i dytë i Shqipërisë, pas atij të vitit 1996. Ish-kryeministri me jetëgjatë në vazhdimësi (1992-1997), Aleksandër Meksi, dha opinionin e tij në lidhje me problematikën e konfliktit dhe zgjidhjet e tij.
Në kohën e qeverisë “Meksi” (tre kabinete të tij në varësi të aleancave) në vitin 1996, Shqipëria përjetoi edhe pezullimin e parë ndërkombëtar nga FIFA e UEFA, por që u zgjidh prej kryeministrit Aleksandër Meksit shumë shpejt. Meksi është një mik i hershëm i futbollit dhe i dashuruar pas fanellave me ngjyrë të kuqe. “Jam tifoz i thekur i Partizanit qysh në lindjen tij. Prej mëse 40 vjetësh jam me Mançester Junaitid”.

16.04.2008
BEGAJ- Shqipëria ka një tjetër kampione Europe në peshëngritje, për më tepër në Kampionatin Europian në kategorinë e të rriturve, që po zhvillohet në Ligniano të Italisë (14-21 prill).
Romela Begaj ngriti flamurin shqiptar në Ligniano të Italisë, kur ngriti 101 kg në stilin e shkëputjes, duke vendosur edhe një rekord kombëtar, por duke zënë edhe një vend me normë të kualifikuar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Romela i siguroi Shqipërisë tre medalje: 1 ari, një argjendi dhe 1 bronzi.
Me vetëm 290 gramë më shumë se polakja Aleksandra Klejnovska, peshëngritsja jonë, Romela Begaj humbi medaljen e dytë të artë në Kampionatin Europian, atë të dygarëshit, duke u mjaftuar kështu me medaljen e argjendtë
CANA - Gazeta prestigjoze franceze “L’Equipe” zbuloi interesimin e fortë të kolosit europian, Realit të Madridit për kapitenin e Marsejës, i cili sipas saj, është vëzhguar disa herë nga emisarët e klubit merengues.

17.04.2008
KODRA - Qitësja shqiptare Lindita Kodra, kampione e Europës në garën qitje me zjarr në distancë 25 metra dhe e kualifikuar për “Pekin 2008”, u rendit e katërta në botë midis 60 pjesëmarrësve të garës në Kupën e Botës të Qitjes që po zhvillohet në Kinë (10.4-204.2008). 46-vjeçarja Kodra, kukësjania që përfaqëson klubin Studenti, grumbulloi 782 pikë në total në Kupën e Botës “Pekin 2008”.
NENI 53  -Shqipëria është vetëm pak orë pranë heqjes së pezullimit ndërkombëtar nga FIFA (14 mars) e UEFA (28 mars). Ministri përgjegjës i Sporteve, Ylli Pango do të firmosë statutin e FSHF-së. Presidenti i Republikës në takimin e së enjtes (ora 11:00), do të pajtojë në selinë e Presidencës, Pangon me Armand Dukën. Neni 53 i statutit të FSHF-së, që provokoi edhe përplasjen midis Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit do të “ngrijë”. Pak ditë më parë, holandezi Ari Han, kishte paraljmëruar se në rast se ndeshja miqësore me Poloninë (27 maj) do të anulohej, ai do të largohej.

18.04.2008
KONFLIKTI - Pango shtrëngon duart me Dukën. Topi bashkon “armiqtë”. Futbolli shqiptar rikthehet në arenën ndërkombëtare. Fituesit e vërtetë – të dyja palët në konflikt e pretendojnë këtë – nuk janë as ministri Pango dhe as kreu i FSHF-së, Duka, madje as Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Por, topi. Ai i lojës së futbollit. Topi ndërkombëtar. Telenovela e konflikteve në futbollin shqiptar dhe pezullimit të përfaqësimit në arenën ndërkommbëtare zhvilloi të enjten në selinë më të rëndësishme të shtetit shqiptar, atë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, serinë e fundit përpara se “topi kuqezi” të rifitojë të drejtën e rikthimit të dytë në familjen botërore e europiane.
HYKA- Trajneri kroat Oto Bariç, nuk harron kurrë të kujdeset për ish-lojtarët e tij. Për më tepër, për një zbulim tërësisht të tijin. Jahmir Hykën. Largimi i mefsushorit të Dinamos së Zagrebit, Luka Modriç, duke i pamshmangshëm. 76-vjeçari Bariç ka gati si gjithnjë emrin e zëvendësuesit dhe ky është mesfushori i Olimpiakosit, i huazuar te Tirana, 20-vjeçari Jahmir Hyka.
Lajmi jepet nga gazeta “Sportske Novosti”.

19.04.2008
JAVA 28: Kategoria Superiore: Shkumbini - Dinamo 0-0, Elbasani - Partizani 0-0, Tirana - Vllaznia  5-1, Besa - Skënderbeu  1-0,
Flamurtari - Besëlidhja 0-0, Kastrioti - Teuta 0-0. Renditja:
Dinamo 55, Partizani 53, Besa 47, Tirana 46, Elbasani 44, Vllaznia 42, Shkumbini 38, Flamurtari 36, Teuta 30, Kastrioti 29
Beswlidhja 28, Skwnderbeu 11

21.04.2008

MTKRS- “Qeveria është e angazhuar për ta mbështetur sportin cilësor”, - tha ministri i TKRS-së, Ylli Pango gjatë konferencës së tij të shtypit. Vendimi i Këshillit të Ministrave, (2006), sipas ministrit, për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezultatet të larta, është shumë i lartë edhe në krahasim me shumë vende europiane. Shqipëria për herë të parë kualifikoi në Olimpiadën e Pekinit gjashtë sportistë me normë të kualifikuar: Lindita Kodra (qitje), Dorian Çollaku (hedhës çekiçi), Sait Prizreni (mundës), Elis Guri (mundës) dhe dy peshëngritës. Gjithsesi, disa sportistë do të marrin pjesën në Lojërat Olimpike edhe me disa ftesa nga Komitetit Olimpik Shqiptar.
HAN - Trajneri i Kombëtares, holandezi Ari Han, iu komunikoi drejtuesve të FSHF-së, se kishte mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve shqiptarë, të cilët u aktivizuan në ndeshjen Vorskla Poltava-Krivbas (2-1) në kampionatin maksimal ukraianas. Dallku e Curri u aktivizuan për Vorsklën, ndërsa për Krivbasin luajtën Hidi, Bulku e Bylykbashi. Në atë ndeshje, mesfushori i njohur i Kombëtares sonë, Debatik Curri, realizoi për Vorsklën (me penallti), dhe po me të njëjtën mënyrë, shënoi edhe Dorian Bylykbashi për Krivbasin.
FSHF - FSHF-ja çoi në Gjykatën e Tiranës për të regjistruar Statutin e institucionit shiptar të futbollit. Pas këtij regjistrimi, ashtu edhe siç është lënë detyrë, si MTKRS-ja ashtu dhe FSHF-ja do të informojnë FIFA-n e UEFA-n, për të nisur edhe procedurat e heqjes së pezullimit ndërkombëtar të Shqipërisë, që i kushtoi asaj anullimin e dy miqësoreve për Kombëtaren A (Arabinë Saudite e Moldavinë) dhe një takimi zyrtar të Shpresave me Greqinë U-21.

22.04.2008
“Tirana i ka kushtuar seriozitetin më të lartë ndeshjes në Kupë me Elbasanin, edhe pse ka fituar takimin e parë 3-0”. Kjo është deklarata e sekretarit të ri të KF Tirana, Edi Gjini. Takimi Tirana-Elbasani do të gjykohet nga Breshani. Për ta bërë edhe më enigmatike pjesën e dytë të komedisë “Dinamo-Vllaznia”, pas asaj së parës në Shkodër (Vllazna fitoi 4-0 kundër një formacioni të panjohur blu), ndeshja e kthimit gjysmëfinale është spostuar në “Tofik Jashari” në Shijak. Për ta bërë edhe me të lehtë gjykimin i përzgjedhuri nga shorti, Sino (pa e paragjykuar)  nuk është një emër i spikatur për të përballur një sfidë të tillë.
GJASULA - Te ekipi italian i presidentit Lotito, luan aktualisht prej tri sezonesh Igli Tare, ndërkohë që kosovari Valon Behrami. Emri i ri në shënjestrën e klubit roman është Jurgen Gjasula, shqiptari që luan në Zvicër me St. Gallen dhe që zotëron pasaportë gjermane.
CANA- Lorik Cana ishte një ndër emrat e shquar të ndeshjes së bamirsisë së organizuar nga ish-kapiteni i Marsejës, Fabio Celestini në emër të “Fondacionit 4-4-2” në Zvicër. Takimi përfundoi 10-5 për formacionin kundërshar të Canës, ku bënin pjesë midis të tjerëve edhe Zidan, Laudrup Jordi Krujf e Raul.
LALA - Altin Lala do të hapë në bashkëpunim edhe me “Drogeriemarkt-Kette Rossman”, një kompani gjermane që operon me sukses në tregun e produkteve bio (xhiro vjetore 3.2 miliardë euro), një dyqan në Tiranë.

23.04.2008
KUPA - Tirana arriti për herë të 20-të në finalen e Kupës së Shqipërisë edhe pse u mund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale nga Elbasani me rezultatin 3-1, për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-3 për 13-herë fituesit e Kupës. Vllaznia siguroi kualifikimin me të lehtë në historinë e 12 finaleve të klubit shkodran pas fitores së dytë ta pastër 3-0 në “Tofik Jashari” të Shjakut, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 7-0, përfshirë edhe takimin e parë të fituar 4-0 në “Loro Boriçi”.
SEMINA - Klodian Semina, mbrojtësi shkodran i Belasicës në kampionatin bullgar, sezonin e ardhshëm i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e skuadrës turke, Gençlerbirligi SK
DISPIPLINA - Komisioni i Disiplinës i dha Bylisit fitoren 2-0 në tavolinë ndaj skuadrës velipojake ADA.

24.04.2008
Regjistrohet Statuti në Gjykatë, Shqipëria në FIFA. Rikthimi i Shqipërisë në futbollin botëror është çështje orësh. Problemet në Shqipëri mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve (MTKRS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) janë shuar përfundimisht.

26.04.2008
Dueli Dinamo-Partizani për titullin kampion duket se do të vendoset javën e fundit të Kampionatit të 69-të Kombëtar. Dy skuadrat kryesuese- Dinamo ka dy pikë më shumë se Partizani- fituan respektivisht me Elbasani (3-1) dhe Tiranën (2-1).
Java 29: Dinamo-Elbasani 3-1, Partizani-Tirana 2-1, Vllaznia-Besa 2-3, Besëlidhja-Shkumbini 0-2, Teuta-Flamurtari 1-1, Skënderbeu-Kastrioti 0-2: Renditja 1.    Dinamo 58, 2 Partizani 56, 3 Besa 50,
4 Tirana 46, 5 Elbasani 44, 6 Vllaznia 42, 7 Shkumbini 41, 8 Flamurtari 37, 9 Kastrioti 32, 10 Teuta 31, 11 Besëlidhja 28,
12 Skënderbeu 11.

27.04.2008
HAN - Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han ka ndjekur dje nga tribuna e stadiumit “Qemal Stafa”, derbin Partizani-Tirana. Tekniku kuqezi shoqërohej nga një ish-kuqezi tjetër, tashmë anëtar i KE dhe specialist futbolli, Medin Zhega.
KAPLLANI - Edmond Kapllani ka sigluar golin e tij të parë për këtë sezon dhe të parin në karrierën e tij në Bundesligën e Parë Gjermane. Sulmuesi i kombëtares shenoi golin e tretë dhe të avantazhit të përkohshëm për skuadrën e tij Karlsruher në barazimin 3-3 me Verder Bremenin.
CURRI - “Siguruam mbijetesën në kampionat”. Kjo ishte deklarata nga Ukraina e Debatik Currit, i cili realizoi edhe golin e parë nga pika e bardhë në fitoren 3-0 në transfertë të Vorskla Poltava me Kharkiv. Curri shprehet i kënaqur, që Shqipëria do të luajë miqësoren me Poloninë.

29.04.2008
BERISHA- Besart Berisha beson se rikthimi i tij, pas një dëmtimit të gjatë e plot ankth, do të përfaqësojë në një farë kuptimi edhe një “nënshkrim të ri” për skuadrën e tij në Angli, Bërnlin, të kategorisë së dytë britanike. Anësori shqiptar mezi pret të bëjë debutimin me “Clarets”-at pas këputjes së ligamentit të gjurit gjatë një ndeshje ndërkombëtare miqësore me përfaqësuesen shqiptare kundër Maltës.
INTERTOTO - Pas rikthimit të Shqipërisë në FIFA e UEFA dhe klubet shqiptare marrin frymë. Kështu, skuadra jonë që do të marrë pjesë në Kupën Intertoto 2009 do të përballet me një skuadër qipriote. Shorti i Kupës Intertoto u hodh në Nion, më 21 prill, por atëherë Shqipërisë nuk i ishte hequr pezullimi dhe skuadra shqiptare ishte me pikëpyetje. Në Kupën Intertoto marrin pjesë skuadra nga 50 vende.
UJKANI - Samir Ujkani, futbollisti i Palermos dhe i pari portier shqiptar që aktivizohet në Serinë A, është dëmtuar prej disa ditësh dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së tij në Belgjikë.
Në merkaton e janarit te Palermo u transferua edhe shqiptari tjetër, Edgar Çani, i cili luajti edhe minutat e para në Serinë A në ndeshjen Palermo-Atalanta (0-0). “Jemi shumë shokë me Edgar Çanin. Është një djalë shumë punëtor dhe m’u bë qefi që a mundi të debutonte në Serinë A italiane. Ka punuar shumë dhe mendoj se ai ka të gjitha shanset të shënojë golin e parë në Itali.

E Shtune, 03 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›