E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Motherwell: Vlora e Flamurtari ishin superiorë

Krejt ndryshe mendon trajneri i tyre Jim Gannon, pas disfatës së mbrëmshme ku Flamurtari iu rikthye fitoreve në Evropë me një gol të bukur të Ermir Stratit.

“Kam pak fjalë për të thënë, sepse e pranojmë plotësisht humbjen. Flamurtari që për ne ka qenë i panjohur, rezultoi ashtu siç e kishim parashikuar edhe më parë. Nuk shënuam në rastin e penalltisë dhe jemi ndëshkuar me atë gol të bukur të vendasve. Ndeshja e kthimit për ne do të kërkojë të shënojmë gol në portën e Flamurtarit, por do ta kemi pak te vështirë. Le të shpresojmë se skuadra do të reflektojë për mirë. Qyteti i Vlorës më pëlqeu shumë dhe nuk jam ndikuar nga ato që ka shkuar shtypi për këtë të”, përfundoi Gannon.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›