E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super-market Porto

Skuadër e lavdishme, kampion i shumëfishtë në Portugali, e suksesshme edhe në garat kontinentale. Po ashtu nuk është në borxh. Porto në dhjetë vitet e fundit ka përfituar gati 300 milionë euro nga shitja e futbollistëve. Kjo pa ndikuar negativisht në rezultatet e ekipit. Kështu punohet dhe fitohet te gjiganti portugez.

Porto është një prej klubeve më të lavdishme në Evropë. Përveç që gjatë historisë së tij ka fituar të gjitha që mund të fitohen, klubi portugez është i veçantë edhe nga një aspekt.

Në dhjetë vitet e fundit ka përfituar gati 300 milionë euro nga shitja e futbollistëve, kurse largimi i tyre nuk ka ndikuar negativisht në rezultatet e skuadrës. Në dhjetë vitet e fundit, Porto fitoi Ligën e Kampionëve, dy herë Europa Leaguen dhe tituj të shumtë në Portugali. Por, për dallim nga gjigantët e tjerë të futbollit evropian, Porto nuk është zhytur në borxhe sepse në përforcime shpenzon pak dhe në mënyrë racionale.

Falë rrjetit fantastik të skautëve nga Amerika e Jugut, klubi ka blerë futbollistë me çmim të lirë nga të cilët nxori paraqitje të shkëlqyeshme e më pas i shiti diku tjetër për shifra marramendëse. Disa prej tyre erdhën edhe falas, siç është shembulli i qendërmbrojtësit Ricardo Carvalho, i cili më pas u shit në Chelsea për 30 milionë euro.

Deco iu bashkua klubit për 100 mijë euro, kurse nga stadiumi Dragao u largua pasi Barcelona pagoi 15 milionë euro. Shembuj të këtillë ka plot. Në vetëm dhjetë vitet e fundit, Porto ka realizuar 16 transferime të ‘mëdha’ e këto përforcime i kushtuan ‘lirë’, më pas u shitën për bashkërisht 350 milionë euro.

Ajo që edhe më tepër mahnit është se Porto përveç shitjes së mençur të futbollistëve, vazhdon të jetë skuadër e nivelit të lartë. Në momentin që largohet një yll i madh, presidenti Pindo da Costa nxjerr tjetrin i cili udhëheq skuadrën drejt sukseseve të reja.

Nga Dragao në dhjetë vitet e fundit janë shitur shumë futbollistë, por nga 16 prej tyre u përfituan para të majme. Skuadra gjatë kësaj periudhe fitoi 23 tituj.

Shitjet më të mëdha të Portos në 10 vitet e fundit:

2004.Ricardo Carvalho – erdhi falas, u shit për 30 milionë euro në Chelsea.

2004.Paulo Ferreira – erdhi falas, u shit për 20 milionë euro në Chelsea.

2004.Deco – u ble për 100 mijë euro, u shit për 15 milionë euro në Barcelonë.

2005.Maniche – erdhi falas, u shit për 16 milionë euro në Dinamo.

2007.Pepe – u ble për 1 milion euro, u shit për 30 milionë euro në Real Madrid.

2007.Anderson – u ble për 7 milionë euro, u shit për 30 milionë euro në Man Utd.

2008.Ricardo Quaresma – u ble për 6 milionë euro, u shit për 19 milionë euro në Inter.

2008.Jose Bosingwa – erdhi falas, u shit për 20.6 milionë euro në Chelsea.

2009.Lisandro Lopez – u ble për 2.3 milionë euro, u shit për 28 milionë euro në Lyon.

2009.Lucho Gonzalez – u ble për 6.6 milionë euro, u shit për 18 milionë euro në Marseille.

2009.Aly Cissokho – u ble për 300 mijë euro, u shit për 15 milionë euro në Lyon.

2010.Bruno Alves – erdhi falas, u shit për 23 milionë euro në Zenit.

2010.Raul Meireles – erdhi falas, u shit për 13 milionë euro në Liverpool.

2011.Radamel Falcao – u ble për 4 milionë euro, u shit për 47 milionë euro në Atletico M

2012. Fredy Guarin – u ble për 2 milionë euro, u shit për 13,5 milionë euro në Inter.

2012. Hulk – u ble për 19 milionë euro, u shit për 40 milionë euro në Zenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›