Super-topçinjtë, Bogdani i teti në ItaliBogdani me tre golat e tij, 2 me Kombëtaren shqiptare e një të realizuar në Kupën e Italisë, është i teti në një listë prej 78 lojtarësh e që kryesohet nga Françesko Toti me 11 gola

Publikoje ne:
Goli i shënuar të mërkurën kundër Danimarkës (1-1) përveçse firmosi barazimin e katërt të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010, e ngjiti Erjon Bogdani në vendin e tetë të një klasifikimi specifik të publikuar nga gazeta prestigjioze italiane “Corriere dello Sport”.
Renditja ka të bëjë me lojtarët që aktivizohen në kampionatin italian dhe janë shënuar gola gjatë sezonit 2009-2010 (nga qershori), në të gjitha kompeticionet, përfshirë Serinë A, Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, ndeshjet me ekipet Kombëtare A dhe ato U-21.
Bogdani me tre golat e tij, 2 me Kombëtaren shqiptare e një të realizuar në Kupën e Italisë, është i teti në një listë prej 78 lojtarësh e që kryesohet nga Françesko Toti me 11 gola (1 në Serinë A dhe 10 në Ligën e Europës).
Sulmuesi shqiptar i Kievos ka po aq gola sa Kasano i Sampdorias, De Rosi i Romës, Di Natale i Udinezes, Menez i Romës dhe Mikoli i Palermos. Diferenca me gjashtë lojtarët e tjerë që renditen në vendet 2-7: Eto’o, Hamsik, Jovetic, Paloski, Pacini e Rise, të gjithë këta me nga katër gola, është vetëm një gol.
Bogu ka lënë pas vetes emra të tillë si Kruz, Datolo, Krishito, Kalajo, Diego, Iakuinta, etj. Në renditjen përfundimtare të vitit 2009 fitoi Zlatan Ibrahimoviç, sulmues suedez luante atëherë me Interin.
Lojtarët Skuadra Shteti Golat
Toti Roma Itali 11
Eto’o Inter Kamerun 4
Hamshik Napoli Sllovaki 4
Jovetiç Fiorentina Mali i Zi 4
Paloski Parma Itali 4
Pacini Sampdoria Itali 4
Ris Roma Norvegji 4
BOGDANI KIEVO SHQIPËRI 3
Kasano Sampdoria Itali 3
De Rosi Roma Itali 3
Di Natale Udineze Itali 3
Menez Roma Francë 3
Mikoli Palermo Itali 3
Diego Juventus Brazil 2
...... ........ ...... .
Zarate Lacio Argjentinë 1
E Enjte, 10 Shtator 2009