E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori: Kualifikohen Holanda, Anglia e SpanjaAnglia fiton me Kroacinë 5-1, Spanja me Estonine 3-0. Çekia e Izraeli fitojnë thellësisht 7-0 respektivisht me San Marinon dhe LuksemburgunDy supriza të bukura: Lihteshtejni barazon 1-1 me Finlandën dhe

Publikoje ne:

Anglia fiton me Kroacinë (5-1) dhe feston kualifikimin për në Botëror, duke u hakmarrë ndaj skuadrës që e la jashtë Europianit 2008. Spanja mund 3-0 Estoninë dhe ndjek Kapelon në Afrikën e Jugut. Franca barazon 1-1 me Serbinë, por është ende larg kryesuesve. Gjermania mund 4-0 Azerbajxhanin e Rusia fiton 3-1 me Uellsin. Holanda fiton me rivalen në letër Skocinë dhe është e kualifikuar. Shqipëria barazon 1-1 me Danimarkën (Bendtner për Danimarkën, Bogdani për Shqipërinë), Suedia fiton me një autogol kundër Maltës (autogol i Azopardit) dhe Portugalia fiton në Hungari (gol i Pepes). Çekia e Izraeli fitojnë thellësisht 7-0 respektivisht me San Marinon dhe Luksemburgun. Kjo ishte pak a shumë mbrëmja e së mërkurës, që u shoqërua me dy supriza të bukura: Lihteshtejni barazon 1-1 me Finlandën dhe Ishujt Faroe fitojnë 2-1 me Lituaninë.

REZULTATET DHE KLASIFIKIMI
NË ZONËN EUROPIANE

Grupi 1
Maltë-Suedi 0-1, Shqipëri-Danimarkë 1-1, Hungari-Portugali 0-1.
Klasifikimi: Danimarka 18; Suedia 15; Hungaria e Portugalia 13; Shqipëria 7; Malta 1.

Grupi 2
Izrael-Luksemburg 7-0, Moldavia-Greqi 1-1, Letoni-Zvicër 2-2.
Klasifikimi: Zvicra 17; Letonia e Greqia 14; Izraeli 12; Luksemburgu 5; Moldavia 3.

Grupi 3
Çekia-San Marino 7-0, Irlanda e Veriut-Sllovakia 0-2, Sllovenia-Polonia 3-0.
Klasifikimi: Sllovakia 19; Irlanda e Veriut e Sllovenia 14; Çekia 12; Polonia 11; San Marino 0.

Grupi 4
Liehtenshtejn-Finlanda 1-1, Uells-Rusia 1-3, Gjermani-Azerbajxhan 4-0.
Klasifikimi: Gjermania 22; Rusia 21; Finlanda 14; Uells 9; Liehtenshtejn 2; Azerbajxhani 1.

Grupi 5
Bosnjë-Turqi 1-1, Armeni-Belgjikë 2-1, Spanjë-Estoni 3-0.
Klasifikimi: Spanjë 24 (e kualifikuar); Bosnja 16; Turqia 12; Belgjika 7; Estonia 5; Armenia 4.

Grupi 6
Angli-Kroaci 5-1, Bjellorusi-Ukrainë 0-0, Andorra-Kazakistan 1-3.
Klasifikimi:Anglia 24 (e kualifikuar); Kroacia 17; Ukraina 15; Bjellorusia 10; Kazakistani 6; Andorra 0.

Grupi 7
Ishujt Faroe-Lituani 2-1, Rumani-Austri 1-1, Serbi-Francë 1-1.
Klasifikimi: Serbia 19; Franca 15; Austria 11; Lituania 9; Rumania 9; Ishujt Faroe  4.

Grupi 8
Mali i Zi-Qipro 1-1, Itali-Bullgari 2-0.
Klasifikimi: Italia 20; Irlanda 16; Bullgaria 11; Qipro 6; Mali i Zi 5; Gjeorgjia 3

Grupi 9
Skoci-Holandë 0-1, Norvegji-Maqedoni 2-1.
Klasifikimi: Holanda 24 (e kualifikuar); Skocia e Norvegjia 10; Maqedonia 7; Islanda 5.

E Enjte, 10 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›