SuperBerbatov con djajte ne parajse United mposht Liverpoolin 3-2

Bullgari lojtari i pare i United qe shenon triplete ndaj te kuqve
Ne Teatrin e endrrave dje ndodhi gjithcka. Gola spektakel dhe shume tension karakterizuan ndeshjen Manchester United - Liverpool qe njihet ndryshe dhe si ndeshja e vitit ne Premier League. Dimitar Berbatov ne formen e vet me te mire nuk i dha shansin Hodgsonit te ndahej ne paqe me mikun e tij Ferguson. Djajte mposhten 3-2 rivalet e perjetshem te Liverpoolit ne nje ndeshje futbolli ku mbizoteroi spektakli e grinta. I vetmi moment qe djemte e Sir Alex vune ne dyshim fitoren ishte minuta e 70-te kur goli i Gerrard barazoi rezultatin ne 2-2. Megjithate 6 minuta perpara fishkellimes se Webb Berbatov u be sulmuesi i pare i United qe shenon triplete ne 64 vite rivalitet me armiqte e Liverpoolit. Nje pjese e pare e kujdesshme nga te dyja ekipet u ndez 3 minuta perpara fundit te pjeses se pare kur sulmuesi bullgar nuk e pati te veshtire te percillte drejt rrjetes nje goditje kendi te ekzekutuar me mjeshteri nga Ryan Giggs. Me fillimin e fraksionit te dyte do te ishte edhe nje here sulmuesi i kombetares bullgare qe pas uljes perfekte te nje krosi nga e djathta dhene nga portugezi Nani shtangu Reinan me nje rrafishat qe prej sot e tutje do te hyje ne manualet e futbollit nderkombetar 59. Tridhjete minutat e fundit mendoheshin te mos kishin me histori por kjo nuk vlen kur ne fushe jane Manchester dhe Liverpool. Torres i merr kohen Jonny Evans dhe ky i fundit e ndal ne menyre te parregullt brenda zones. Kapiteni Gerrard nuk gabon nga pika e bardhe e 11-metershtit dhe shkurton avantazhin e dyfishte te Manchesterit ne 2-1 64. Gjashte minuta me vone mesfushori i reds-ave shtangu portierin Van Der Saar. Ketu meriten me te madhe e pati sulmuesi spanjoll i cili fitoi nje faull ne hyrje te zones pas nderhyrjes se parregullt te John OacuteShea. Gerrard godet fuqishem dhe fale levizjes se gabuar te Fletcher nga muri shenon golin e dyte per Liverpoolin. Mbrojtesi irlandez i United do ta shlyente gabimin 6 minuta me vone me nje kros te sakte qe gjeti koken e Berbatov i cili kerceu mbi koken e Jamie Carragher. Manchester shenon golin e trete dhe i jep fund shpresave te Liverpoolit per te mos dale te pakten i humbur nga Teatri i endrrave.
Ferguson Golat e bullgarit Per skeptiket
Alex Ferguson nuk i kurseu levdatat per autorin e tripletes kunder Liverpoolit Ishte e papritur nje perpjekje surprize qe perfundoi ne rrjete - tha Sir Alex per golin me rrafishat te bullgarit. Berbatov eshte kritikuar shume ne media dhe eshte normale kur shpenzon kaq shume para per te blere nje lojtar 36 milione euro u transferua nga Tottenham kjo eshte bere bota. Shikoni cfare po ben kete sezon. Skam pasur asnjehere dyshime per cilesite e ketij futbollisti. Ne fund 69-vjecari pranoi se ai iu frikesua rezultatit pas golit te dyte te Steven Gerrard per Liverpoolin.
Hodgson Nuk meritonim humbjen
I zhgenjyer eshte shfaqur perpara medias tekniku i reds-ave Hodgson pas humbjes 3-2 ne Old Trafford vecanerisht pas paraqitjes se te tijve ne pjesen e dyte Loja jone ne pjesen e dyte ishte e mire dhe meritonim te ktheheshim serish ne ndeshje. Ishim disi te pafat pasi nuk e meritonim dizavantazhin e dy golave por goditja me e rende ishte pesimi i golit te trete - tha trajneri i Liverpoolit. Jemi te zhgenjyer por me duhet te pranoj se nese do te kishim treguar me shume perqendrim gjate minutave te fundit te takimit mund ta kishim fituar ndeshjen. Pjesa e pare ishte disi e tensionuar ndersa ne te dyten spektakli argetoi te gjithe te pranishmit - perfundoi Hodgson.
Wenger shtyn arbitrin rrezikon gjoben
Arsen Wenger mund te gjobitet nga Federata Angleze per shkak se ka shtyre arbitrin ne ndeshjen ndaj Sunderlandit. Francezi ka vendosur duart mbi gjyqtarin e katert Martin Atkinson pasi Arsenali pesoi golin e maceve te zeza ne minuten e 95-te te takimit te se shtunes ne mbremje. Nga koha shtese kishin kaluar 15 sekonda me shume dhe Wenger iu hakerrye i zemeruar gjyqtarit te katert te takimit. Per Federaten Angleze kontakti fizik mes paleve eshte nje akt i ndeshkueshem rende madje edhe me pezullim.
Roman Abramovic ul rrogat e futbollisteve
Zyrtaret e kampioneve te Anglise kane pohuar se cmendurite e Abramovicit ne merkato kane marre fund njehere e pergjithmone. Lojtaret e Chelseat u thirren gjate stervitjes se fundit nga shefi i klubit Ron Gourlay ku disave iu komunikua edhe ulja e rroges emrat jane ende sekret. Drejtuesit e bluve te Londres percollen dhe mesazhin e pronarit multimiliarder Roman Abramovic se skuadra kishte nevoje te shkurtonte shpenzimet nese donte qe te mbijetonte dhe duhet te gjeneronte vete nje pjese te mire te te ardhurave. Dje Chelsea beri detyren ndaj Blackpoolit pasi fitoi thelle 4-0. Skuadra e Anchelottit pas kater javesh kryeson Premier Leaguen ne kuoten e 15 pikeve pra kater me shume se Arsenali dhe Manchester United qe jane dhe ndjekesit direkte per luften per titull.