E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperDrogba, çelsi +4 ndaj Mançesterit

I pandalshmi Drogba edhe këtë herë tregoi se është lojtari vendimtar për ekipin e Ançelotin në këtë sezon. Ashtu si në javën e kaluar, edhe sot sulmuesi afrikan u ka dhënë fitoren Bluve me dy gola në minutat 40’ dhe 67’. Drogba ngjitet në kuotën e 19 golave, dy më pak se Uejn Runi.

Duke përfituar edhe nga humbja e Mançester Junajtid 3-1 në transfertë me Evertonin, tashmë Çelsi e sheh veten katër pikë para “Djajve të Kuq”. Ndërkohë, Arsenali nuk pati asnjë vështirësi në shtëpi ndaj Sandërlendit, duke fituar 2-0 me gola të Bendtner dhe Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›