E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, me Sampdorian për rikthimin

Një takim tepër i rëndësishëm për të besuarit e Hoze Mourinjos, duke pasur parasysh faktin që Roma ndodhet vetëm shtatë pika pas. Mesfushori serb, Dejan Stankoviç rikthehet pas një dëmtimi të gjatë, megjithëse ka pak mundësi që të jetë titullar në ndeshjen e sotme. Në vend të tij mund të luajë që nga minuta e parë Tiago Mota.

Me mungesën e Santonit (probleme muskulore) me shumë mundësi në të majtë të mbrojtjes do të luajë kapiteni Zaneti, ndërkohë që Baloteli nuk është grumbulluar për shkak të një problemi në këmbë. Në repartin e avancuar Shnajder do të mbështesë dyshen Milito-Eto.

Inter – Sampdoria, formacionet e mundshme:

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Muntari, Cambiasso, Thiago Motta; Sneijder; Milito, Eto'o. (Toldo, Cordoba, Stankovic, Quaresma, Mariga, Krhin, Pandev). Trajner: Mourinho

Sampdoria (4-4-2): Storari; Zauri, Gastaldello, Lucchini, Ziegler; Semioli, Palombo, Poli, Mannini; Pazzini, Pozzi. (Guardalben, Rossi, Accardi, Padalino, Tissone, Guberti, Scepovic). Trajner: Delneri

Gjyqtar: Tagliavento

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›