E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperMesi,Barca fiton Superkupen e Europes

/* */

I kurorëzuar “Lojtari më i mirë në Europë” të enjten, Lionel Mesi shënoi golin e parë, ndërkohë që blerja e bujshme Cesk Fabregas, kompletoi fitoren e 2-0 të katalansve në finalen e Superkupës së Europës midis fitueses së Ligës së Kampioneve, Barcelonës, dhe fitueses së Ligës së Europës, Portos, takim i luajtur në “Stade Louis II” të Monakos. Dy herë fituesi i “Topit të artë” ariti të zotërojë një top të kthyer pas nga mbrojtësi i Portos, Guarin, duke shënuar me një qetësi olimpike në portën e mbrojtur nga Helton. Ishte minuta e 39-të dhe goli i parë i Mesit në Superkupën e Europës. Fabregas dyfishoi shifrat 2-0 në minutën e 88-të, ndaj një Portoje që e mbylli takimin me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq të marrë nga Rolando dhe Guarin. Barça dominoi takimin në kontrollin e lojës dhe natyrisht e meritoi trofeun për herë të katërt në historinë e saj: 1992, 1997  2009 dhe 2011. Ky është trofeu i 12-të për trajnerin Pep Guardiola, i cili u bë kështu tekniku me më shumë tituj në historinë e Barcelonës. Pak ditë ë parë, katalanasit fituan edhe Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Realin e Madridit. Ekipi më i suksesshëm në Superkupë është ekipi italian i Milanit, me pesë trofe të fituara në vitin 1989, 1990, 1994, 2003 dhe 2007 si dhe ka humbur në finalet e vitit 1973 dhe 1993. Ajaksi i Amsterdamit është dhe fituesi i Superkupës së parë së Europës, të zhvilluar për herë të parë në janar të vitit 1974, por që i llogaritet vitit 1973. Superkupa e Europës u krijua në vitin 1972 nga Anton Uitkamp, një reporter dhe më pas editori sportiv i gazetës holandeze “De Telegraaf”.

LIBRI I ARTË

2011 Barcelona
2010 Atletiko Madrid
2009 Barcelona
2008 Zenit
2007 Milan
2006 Sevilja
2005 Liverpuli
2004 Valencia
2003 Milan
2002 Real Madrid
2001 Liverpuli
2000 Galatasaraj
1999 Lacio
1998 Çelsi
1997 Barcelona
1996 Juventus
1995 Ajaksi
1994 Milan
1993 Parma
1992 Barcelona
1991 Man. Junaitid
1990 Milan
1989 Milan
1988 Meshelen
1987 Porto
1986 Steaua
1984 Juventus
1983 Aberdeen
1982 Aston Villa
1980 Valencia
1979 Notingam Forest
1978 Anderleht
1977 Liverpul
1976 Anderleht
1975 Dinamo Kiev
1973 Ajaksi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›