E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, zyrtarisht Shoqeri aksionare

/* */

Nga Gasper MARKU- Që prej ditës së premte, Klubi i Futbollit Vllaznia është zyrtarisht i shndërruar në Shoqëri Aksioniere. Vendimi për këtë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku çështja “Vllaznia” ka qënë e para në rendin e ditës.

“Dëshiroj të theksoj në emer të grupit të mazhorancës(PD) se sot ndodhemi përpara një momenti të rëndësishëm në historinë e futbollit të Shkodrës. Ky process ditët e fundit ka njohur një interes të madh në opinionin publik shkodran dhe kombëtar, pasi sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, si dhe emri i Vllaznisë në qytetin e Shkodrës përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë. Kështu që, edhe kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak ka të gjithë interesimin dhe vemendjen maksimale tonën si këshilltarë, ka vemendjen e publikut dhe padyshim të medias. Ju lutem, të mos bëjmë politikë për Vllazninë!” Kjo ka qënë një pjesë e deklaratës së bërë nga këshilltari demokrat, Qarshif Hoxha, ish futbollist i Vllaznisë në kohën e Ser Dedjes me shokë, dhe sot një sportdashës shumë i pasionuar, sidomos pas futbollit, i cili ka hapur i pari diskutimet rrethë temës në fjalë.

Më pas, diskutime njëri pas tjetrit nga ana e këshilltarëve, të djathtë e të majtë, ku thelbi i mendimeve të shprehura prej tyre ishte padyshim prekuopacioni për ecurinë e Vllaznisë. Si rrallë herë, tema në fjalë e shtruar në Këshillin Bashkiak, ishte shqetësimi i përbashkët për të gjithë. Dëshira për të pasur një Vllazni sa më cilësore. Sa mirë do të ishte që edhe për probleme të tjera që shqetësojnë qytetin, të jenë të gjithë në një mendje në radhët e këshilltartëve!?! Shpresojmë se rasti “Vllaznia” të jetë modeli i një këshilli të ri si ky i këtij mandati, që me emancipimin dhe kulturën e tij të marrë vendime të tilla si ky i Vllaznisë së sotme për ta çuar qytetin sa më lart, drejt nivelive perëndimore.

Në përfundim, procesi i votimit. E gjithë salla me duart lart, me një votim unanim pro projektit të paraqitur për shndërrimin në Sh.A. Madje, një miratim, i cili nuk nguroi të shoqërohej me duatrokitje të gjata nga të gjithë të pranishmit në sallë duke e konsideruar vendimin e marrë si një çëështje jetike dhe shumë të rëndësishme për fatet e qytetit.

“Së pari dua të falenderoj të gjithë këshilltarët, të cilët treguan konsensusin maksimal dhe vlerësuan me përgjegjëshmëri të lartë situatën duke i hapur rrugë, tashmë një procesi të pakthyeshëm, shndërrimit të Klubit të Futbollit Vllaznia në Shoqëri Aksionaere”, u shprehë, jo pak i emocionuar menjëherë pas mbledhjes, nënkryetari bashkiak, Ritvan Troshani. Më pas, si njeriu kryesor, i ngarkuar direkt nga institucioni për të dirigjuar problemet e Vllaznisë, Troshani u shprehë se “ është një process, i cili do të garantojë padyshim, transparencë maksimale, besueshmëri në të gjithë grupet e interesit, qoftë në stafe teknike, në lojtarë, në tifozët e zjarrtë të Shkodrës si dhe në të gjithë qytetarët, për të cilët, futbolli dhe sporti, janë pjesë e identitetit të Shkodrës.”
            
Më pas, nënkryetari Troshani, duke vijuar të japë garancitë e duhura për një Vllazni korrekte dhe autoritare në drejtim të organizimit dhe funksionimit të saj, shtoi se  “e gjithë mbështetja e anës financiare kërkon, që pavarësisht kapitalit minimal, dhe ky është aksioni i ditëve në vazhdim të bashkisë, tashmë i është hapur rruga donatorëve që shumat e tyre të jenë të deklaruara dhe të njohura, në bazë të përqindjes së tyre që derdhin në arkën e bashkisë.” Sipas tij, krijimi i SH.A-së, hapja e numrit të llogarisë, dhe fillimi i procedurave financiare, menjëherë pas regjistrimit në QKR, hap të gjitha dritaret e mundshme të bashkëpunimit dhe të mbështetjes financiare.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›