"SuperSport" merr çmimin e "Cilësisë"
Kompania "SuperSport" bëhet platforma e parë televizive në Shqipëri që merr një çmim ndërkombëtar. Ajo ka fituar çmimin e "Cilësisë" nga Komiteti Ndërkombëtar i Përzgjedhjes, duke u vlerësuar si kompania më e suksesshme mediatike për vitin 2008. Arritja, e cila e veçon kompaninë "SuperSport" nga të gjitha të tjerat, lidhet me përmbushjen e niveleve të cilësisë në përputhje me pikët e cilësisë, kualitetin e lartë të transmetimit të aktiviteteve më të rëndësishme sportive evropiane dhe botërore, si dhe me rolin e lidershipit në treg. Në Gjenevë çmimi u tërhoq nga kryeredaktori i kësaj platforme, gazetari Dritan Shakohoxha. Drejtuesit e kompanisë "SuperSport" kanë pohuar se cilësia është faktor zhvillimi për t‘u bërë më konkurrues, ndërkohë që janë angazhuar në publikimin e kësaj kulture të cilësisë.