SuperUnited
Runi (40’), autogoli i Borroe në minutën e fundit të pjesës së parë, autogoli i Hughes në të 59-tën, Berbatov tre minuta më pas dhe autogoli i Uilson në minutën e 69-të vulosën rezultatin përfundimtar 5-0, rezultat që i lejon “Djajtë e kuq” ta gjejnë përkohësisht veten në krye të klasifikimit.Pas javës së 25-të të Premier Ligës Mançesteri gjendet në kuotën e 56 pikëve, një më tepër se Çelsi i vendit të dytë. Sot Blutë do të presin në “Stamford Bridge” Arsenalin në derbin londinez, i cili mund të jetë përcaktues për fatet e titullit.Ndërkohë, Liverpuli arriti të marrë një fitore minimale në derbin me Evertonin. Dirk Kajt ishte njeriu tripikësh për ekipin e Rafa Benitezit dhe tashmë “Të kuqtë” e shohin veten në vendin e katërt, duke përfituar edhe nga barazimi pa gola midis Totenhemit dhe Aston Vilës.