Marcelo me Realin, deri më 2015

Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin, deri në vitin 2015, ka njoftuar gjiganti spanjoll, të shtunën.
Marcelo 21-vjeçar iu bashkua Real Madridit, në dimrin e sezonit 2006-07, ndërsa kontrata e tij e kaluar ishte paraparë të skadojë më 2012.
Reprezentuesi brazilian ka shënuar dy gola në 19 paraqitje në La Liga, gjatë këtij sezoni. Në 18 nga këto përballje, ai ka qenë pjesë e formacionit startues të trajnerit Manuel Pellegrini.